Policia blindon Kuvendin dhe Qeverinë pak para protestës së veteranëve

Aktuale

Policia blindon Kuvendin dhe Qeverinë pak para protestës së veteranëve

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së pas pak do të mblidhen te Kuvendi dhe Qeveria për të protestuar.

Në disa pamje shihen policët teksa nga stacioni qendror në kryeqytet janë nisur drejt institucioneve. Ndërkaq disa policë të tjerë janë pozicionuar përpara oborrit të Kuvendit dhe Qeverisë.

Në 09:30 veteranët kanë planifikuar mbajtjen e një “proteste gjithëpopullore” para Kuvendit dhe Qeverisë. Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata, veteranët kanë paralajmëruar dalje masive në protestën e sotme.

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar në Facebook se do të ketë organizim me autobusë në mënyrë që protestës t’i bashkohen veteranët nga i gjithë vendi.

Image
Policia
Image
Policia
Image
Policia

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat