Publikohen marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë – detajet nga mbledhja e përbashkët

Aktuale

Publikohen marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë – detajet nga mbledhja e përbashkët

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 09:04 Përditësuar në ora: 11:42 më 20.06.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Rama: Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë rritur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është shprehur se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur.

Gjatë këtij fjalimi ai gjithashtu ka prezantuar projektin e portit Porto Romano që lidhet me Prishtinën.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është shprehur se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur.

Gjatë këtij fjalimi ai gjithashtu ka prezantuar projektin e portit Porto Romano që lidhet me Prishtinën.

​Rama pritet me ceremoni shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur me ceremoni shtetërore, homolgoun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kurti dhe Rama parakaluan në tepiun e kuq para gardës ceremoniale të FSK-së.

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë sot po mbajnë mbledhjen e tetë me radhë, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bilaterale.

Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë ka mbërritur në Prishtinë për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës.

Në vendin ku do të mbahet mbledhja e dy kabineteve qeveritare, ka arritur edhe kryeministri, Albin Kurti, me vartësit e tij, të cilët janë në pritje të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo është mbledhja e tetë me radhë e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Pas mbledhjes së përbashkët do të ketë konferencë të përbashkët për medie, mes kryeministrit Kurti dhe Rama.

Para mbledhjes së dy Qeverive, Rama pi kafe në lokalin afër Qeverisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon ta shijojë kafen afër ndërtesës së Qeverisë.

Ndonëse homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti po e pret në njërin nga hotelet e Prishtinës, ku pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive.

Kryeministri Kurti ka mbërritur rreth orës 9:30,ndërsa kryeministri Rama gjendet ende në lokal.  

​Ministrat e Shqipërisë me autobus drejt Kosovës

Ministrat e qeverisë shqiptare janë nisur me autobus drejt Kosovës, për të qenë të pranishëm në mbledhjen e tetë të përbashkët mes dy qeverive.

Mbledhja do të zhvillohet në Prishtinë dhe pritet të nisë në orën 11:15.

Siç shihet në foton e publikuar nga vet disa prje ministrave, në autobus janë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi; ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka; ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; ministrja e Kulturës, Elva Margariti; ministrja e Transportit, Belinda Balluku; ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ministrja si dhe ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi.

Edi Rama ecën në këmbë sheshit të Prishtinës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është parë duke ecur shesheve të Prishtinës.

Pak orë para mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Rama ka qenë i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, tregtia e investimet në rritje por ka më pak biznese

Pas ndërtimit të rrugës së Kombit, marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rritur me shpejtësi.

Për 5 mujorin e parë të vitit 2022, volumi tregtar me Kosovën (importe+eksporte) arriti 21.7 miliardë lekë [178 milionë euro], duke shënuar nivelet me të larta rekord të regjistruara ndonjëherë në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor.

Kosova është partneri i gjashtë i Shqipërisë, sa ai përket volumit tregtar, pas Italisë, Turqisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kinës, me gati 4% të totalit.

Kosova është e rëndësishme për eksportet shqiptare, duke u renditur e treta, pas Italisë e Gjermanisë, me 7.6 për qind të totalit, ndërsa pesha e importeve nga Kosova zë vetëm 1.63 për qind të totalit për 5 mujorin e parë 2022.

Kosova është nga të paktat shtete, me të cilat Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv.

Metalet bazë mbeten produkti më i eksportuar, me 43 për qind të totalit, ku rolin kryesor e zë kompania e përpunimit të çelikut, Kurum, që e ka Kosovë një nga tregjet kryesore të rajonit. Në vend të dytë renditen produktet minerale, ku përfshihet dhe nafta, me 17 për qind të totalit.

Edhe nga Kosova, produktet që importohen më shumë në Shqipëri janë metalet, me 33 për qind të totalit, të ndjekura nga mineralet, me 32%. Ndonëse Shqipëria ka një peshë më të lartë të bujqësisë së ekonomi (rreth 20 për qind gati dy herë më shumë se Kosova), importet e “Ushqime të përgatitura, pije alkolike, duhan” për 5 mujorin ishin pak më të larta sesa eksportet e të njëjtit kapitull drejt Kosovës.

Numri i bizneseve, më i ulët se në 2017-n          

Viti 2017 shënoi dhe numrin më të lartë të bizneseve nga Kosova në Shqipëri, me 478 të tilla, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitet e mëpasshme, numri i tyre shënoi rënie, duke arritur minimumin në 2020-n, që përkon me periudhën e pandemisë. Në 2021, numri i tyre u rrit sërish, duke arritur në 469, ose 7 për qind e totalit të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta në vend, por pa e arritur rekordin e 2017-s.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndërmarrjet nga Kosova janë përgjithësisht të vogla. Vetëm 7 prej tyre kishin më shumë se 50 punonjës në fund të vitit 2021, ndërsa 377 të tjera kanë 1 deri në 4 punonjës dhe janë kryesisht në fushën e shërbimeve.

Rriten ndjeshëm investimet e huaja nga Kosova

Viti 2021 shënoi 41 milionë euro investimeve të huaja që e kishin origjinën nga Kosova, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë i investimeve nga Kosova, i regjistruar ndonjëherë në vend. Gjithsesi, në raport me shtetet e tjera, investimet nga Kosova zunë vetëm 4 për qind të totalit në vitin 2021.

Qeveria e Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë do të mbajnë të hënën mbledhjen e përbashkët. Sipas agjendës, në këtë takim pritet të nënshkruhen disa marrëveshje. /Monitor/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat