Kurti përplaset me opozitën në Kuvend - ndërpritet seanca: Çfarë trusti, s’ka trust

Aktuale

Kurti përplaset me opozitën në Kuvend - ndërpritet seanca: Çfarë trusti, s’ka trust

Nga: Bota sot Më: 22 qershor 2022 Në ora: 11:14 Përditësuar në ora: 16:12 më 22.06.2022
Kuvendi i Kosovës

​Kuvendi s’ka kuorum, ndërpritet seanca

Në mungesë të kuorumit në Kuvend, është ndërprerë seanca e sotme plenare. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar deputetët opozitarë për mos pjesëmarrjen në miratimin e Projektligjeve në seancën e sotme të Kuvendit.

Përmbajtja nga votimi i opozitës, bëri që kryeparlamentari të shpreh vullnetin për ndërprerje të seancën plenare.

Mirëpo, reaguan deputetët nga opozita që i kërkuan mos të bëjë një gjë të tillë, pasi në rend të ditës është edhe tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti. Por pavarësisht kësaj, kryeparlamentari u shpreh i vendosur në ndërprerjen e seancës.

Konjufca: S’ka trust, çfarë trusti

“Nëse nuk kalon as ligji tjetër a e ndërpremë seancën krejt, pasi s’ka kuptim kështu. Çfarë trusti, votoni për projektligje, po e ndërpres, s’ka trust. Ose funksionon Kuvendi, ose jo. Po e ndërpres vëlla, ditën e mirë”, tha ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në lexim të dytë vetëm Projektligjin për akcizën në produktet e duhanit.

Ndërsa dështuan të miratoheshin Projektligji për Këshillin Prokurorial, Projektligji për markat tregtare dhe Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Bëhet nervoz Konjufca: S’ka Trust, çfarë Trusti, po e ndërprej o vëlla e po ecim prej shpie

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka kritikuar deputetët që nuk po i votojnë Projektligjet që janë në rend dite, duke ua bërë me dije se ‘kështu s’ka as Trust’.

“A e ndërprejmë seancën krejt se nuk ka kuptim kështu, çfarë Trusti.

S’ka Trust çfarë Trusti, ose funksionon Kuvendi ose nuk funksionon.

Po e ndërprej vëlla edhe ditën e mirë. Ja nuk ka kështu. Veç edhe këtë projektligj e votojmë edhe shkojmë kah shpia, ecim”, tha ai.

Haradinaj e pyet për gazsjellësin Shkup-Prishtinë, Kurti: Pas një muaji nënshkruajmë kontratë me MCC-në

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet sot, e ka pyetur shefin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin, nëse është gjetur ndonjë mënyrë e re e financimit të projektit për gazsjellësin Shkup-Prishtinë.

A ka ndonjë mënyrë të re të financimit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë”, ka qenë një prej pyetjeve të Haradinajt.

Lidhur me këtë pyetje është përgjigjur kryeministri Albin Kuri, i cili ka thënë se edhe nëse do të bëhet gazsjellësi, ndërtimi nuk do të fillonte sivjet, derisa ka thënë se pas një muaji do të nënshkruajnë marrëveshjen me MCC-në.

Sa për gazsjellësin, edhe nëse do të bëhet, ndërtimi nuk do të fillonte sivjet. Por pas një muaji do të nënshkruajmë në Washington DC marrëveshjen me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit”, ka thënë kryeministri Kurti në seancë.

Mes tjerash, Haradinaj u interesua edhe për rishikimin e buxhetit dhe koston e ligjit të pagave.

A do ta rishikoni buxhetin dhe a do të përfshini koston e ligjit të pagave? Rritja e kostos dhe sa kushtojnë të gjitha pensionet bazë pagës minimale. A do të mund t’i ndani buxhet ushtrisë? A ka pengesa që vendimi që është legjitim për fondin për siguri është problem me e bë. A jeni në dijeni që keni vonesa në implementim të buxhetit”, ishin disa nga pyetjet tjera.

Kryeminstri Kurti tha se janë në pritje të miratimit të ligjit të pagave, i cili do ta ketë edhe buxhetin e vet si dhe presin kalimin e rishikimit të buxhetit në lexim të dytë.

Ne kemi sjellë në kuvend rishikimin e buxhetit dhe pritet të kalojë në lexim të dytë. Na hapë rrugë të kalojmë sa më lehtë krizën. Kurdo që miratohet ligji i pagave do ta ketë edhe buxhetin. Po presim miratimin e marrëveshjes së Bankës botërore për skemë sociale. Mbrojtje dhe policinë e kemi rritur buxhetin për këtë vit. Sa i përket fondit të sigurisë dëshirojmë të vijë sa më shpejt dhe do e shohim sa është e mundur. Për blerje të armatimit ka pengesa ligjore e procedurale por edhe tek shtetet që jemi të interesuar të pajisemi”, tha Kurti.

​Rishikimi i kufirit me Malin e Zi, Kurti: Presidenti Gjukanoviq ka gatishmëri për këtë çështje

​Rishikimi i kufirit me Malin e Zi, Kurti: Presidenti Gjukanoviq ka gatishmëri për këtë çështje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Malin e Zi do të formohet komisioni i përbashkët për rishikim të vijës kufitare.

Pas pyetjes së deputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj për këtë çështje, kreu qeveritar tha se po presin së bashku me Qeverinë e Malit të Zi të formohet komisioni i përbashkët.

Sipas tij, është e rëndësishme që presidenti Gjukanoviq ka gatishmëri për këtë çështje.

Kurti: E rëndësishme është që presidenti Gjukanoviq ka gatishmëri për këtë çështje

“Normal për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta, sa kam njohuri edhe ekspertët vendor kanë punuar në këtë drejtim.

Me rëndësi për ne është qe e rëndësishme është që presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri për këtë çështje.

Besoj që edhe Qeveria e Malit të Zi do të reflektojë, atje kemi një qeveri të re, pala e Kosovës e din se ka pasur shumë hezitime që të hyhet në rishikim në periudhën 2015-2016, atëherë kur pala malazeze ishte e gatshme.

Ndërkaq subjekti që unë e udhëhiqi gjithmonë e ka kundërshtuar versionin e nënshkruara”, tha ai.

​Abdixhiku: Çfarë i kishte bërë Kurti i 2015-së këtij Kurtit sot

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, theksoi se kryeministri Albin Kurti duhet të sqarojë nëse marrëveshja për energji është e mirë apo jo.

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Abdixhiku tha se nëse marrëveshja nuk është e mirë, atëherë duhet të flitet për legalizimin e Serbisë në veri.

Abdixhiku: Është kundërthënie politike, s’mund të sillesh as mish as peshk

“Më lejoni që të jemi i shkurt dhe të themi që politikani i hijeve të veta s’mundet t’i ikë, që do të thotë se qëndrimeve të veta paraprake s’mund t’i ikë me kaq lehtësi. Dhe kryeministri Kurti ka nevojë të bëj dy sqarime bazike, e para është logjike se a është marrëveshja e mirë apo s’është marrëveshja e mirë. Nëse është marrëveshja e mirë, që është replikë e një marrëveshje paraprake, atëherë me të drejtë edhe mund t’i shtrosh argumentet se po, po kthehet legjitimiteti në veri dhe po mblidhen të hyrat pas 20 vjetësh. Sepse marrëveshja është e mirë. Por, në qoftë se marrëveshja s’është e mirë, atëherë duhet të flasim për legalizimin e Serbisë, po të citojë, në Kosovë dhe në veri. Pra, duhet të qartësosh një element bazik, cila është natyra e marrëveshjes, sepse të dyja s’mund të jenë. Është kundër thënie politike, s’mund të sillesh as mish as peshk. Ose e mirë ose e keqe, ose është trashëgimi ose është meritë e jotja. Të dyja s’janë. Dhe në qoftë se është dëm, e s’është vazhdimësi, atëherë pse na e sjelle Elektroseverin në Kosovë, të cilën e ke kundërshtuar para 4 viteve këtu në këtë foltore. Për neve marrëveshja është e njëjtë, siç ka qenë e mirë atëherë, është edhe tani, prandaj, edhe e mbështesim, po shtrihet sovraniteti në veri”, tha Abdixhiku.

Deputeti Abdixhiku në këtë seancë ka kujtuar fjalët e shkrimtarit, Shkreli, të lexuara në këtë kuvend nga ish-deputeti Adem Mikullvci.

Abdixhiku: “Nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puthë, a kemi me u pështyrë”

“Më 2017, në këtë kuvend, një burrë i madh, anëtari i VV-së që kryesonte kuvendin, Adem Mikullovci, kishte nisë me fjalë të Shkrelit. “Nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puthë, a kemi me u pështyrë”. Çfarë kishte bërë Albin Kurti i 2015-së këtij Albin Kurtit sot. Kjo është pyetja”, tha Abdixhiku.

Ndërsa, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë Kurtit t’i kursejë deputetët e partisë së VV-së nga elozhetë.

Ish-kryeministri ka pyetur Kurtin edhe për Valaqin.

Haradinaj: Kryeministër të na kurseni prej elozheve

“Kryeministër iu dëgjova në prezantimin tuaj të parë, nuk kam vërejtje, sa i përket marrëveshjes për energji, ju kuptoj, por e kam një dilemë, do t’ua themi në fund. Ajo që iu kisha lutë si kryetari i VV-së, të na kurseni prej elozheve të tipeve që i dëgjuam më herët, pse tash dhe vetëm tash po paguajnë serbët në veri, sepse nuk ua kemi borxh. Pra, nëse dëshironi me u ruajtur nga pak ndër vete, ndalni kapak ata që po flasin në emër të subjektit tuaj. Dilema ime është kjo, pse kur të tjerët jetojnë në realitet në minimum për me nxjerr maksimumim para jush, është tradhti kombëtare e pse në rastin e juaj kur ndodh, kjo është e drejtë. Dhe, e kam një pyetje për fund çka do të ndodh me Valaqin? Pra, me stacionin në Valaq”, theksoi ai.

Kryeministri Kurti në replikën e tij tha se Qeveria e tanishme i ka të përlyera duart me baltë, pasi ashtu e kanë gjetur Kosovën.

Kurti: A ka qenë ndonjë marrëveshje në të kaluarën tradhti? Po, por a i kemi duart me baltë? Po

“Unë besoj se ka qenë dëmtim i madh i sistemin elektro-energjetik në Kosovë, edhe i perspektivës së Kosovës privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit. Nuk do ta kisha bërë kurrë, por tash nuk kam qare pa bashkëpunuar me ta. Sepse mund të bëhet edhe shumë më keq”. Por, në ndër kohë duam të bëjmë mirë. E dini shumë mirë që keni fshatra të shndërruara në komuna për shkak të përkatësisë etnike. Kjo është e padrejtë, por unë takohem, e bashkëpunojë me këta kryetar të këtyre komunave. Ngjashëm edhe sa i përket çështjes së energjisë. E kemi të trashëguar këtë gjendje ku po e bëjmë më të mirën e mundshme. A ka qenë ndonjë marrëveshje në të kaluarën tradhti? Po, ka qenë tradhti, por kjo është realiteti. A i kemi duart më baltë? Po, i kemi sepse Kosovën e kemi gjetur në baltë, ama ndërgjegjen e kemi të pastër”, theksoi Kurti.

​Deputetja e LDK-së i jep vezë Kurti, Konjufcës dhe Haxhiut

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi e ka quajtur mashtrues dhe shpifës kryeministrin, Albin Kurti, pas arritjes së marrëveshjes për energjinë në veri.

Në seancën e sotme plenare, Dumoshi tha se nuk do t’i gjuaj me vezë kreun qeveritar, por i dhurojë një të tillë Kurtit, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Dumoshi: Çdo ditë po na forconi bindjen se jeni shpifës dhe mashtrues

“Unë nuk po iu them tradhtar sepse është fjalë e papërgjegjshme, as me vezë nuk po iu gjuaj siç keni bërë ju, por po iu quaj mashtrues dhe po iu pyes a turpëroheni dhe a jeni operuar prej turpit.. Çdo ditë po na forconi bindjen se jeni shpifës dhe mashtrues. Kështu që kryeministër, unë i kam marrë disa ve”, tha ajo.

​“Keni djegur institucione”, Kurti debaton me Shalën për marrëveshjen për energjinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 në Bruksel, në kuadër të dialogut nuk janë të mira, por i ka trashëguar si të tilla.

Në seancën e sotme plenare, Kurti tha se zbatimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes së energjisë në veri, po ndalet gjakderdhja financiare në veri.

Kurti: Marrëveshjet e vitit 2013-2015 nuk janë të mira, por i kemi trashëguar

“Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur, po e bëjmë më të mirën me krejt çka dimë dhe mundemi me atë çka kemi trashëguar. Pra, pas 20 viteve po e ndalim një gjakderdhje financiare në atë pjesë të vendit dhe përfundojmë një problematik në sektorin e energjisë.... A janë të mira marrëveshjet në Bruksel të vitit 2013-2015, nuk janë të mira, njësojë siç kam thënë që marrëveshja e vitit 2013 nuk është mirë në vitin 2013, njëjësoj sikur marrëveshja e vitit 2015 nuk është e mirë në vitin 2015, e them edhe sot. Ato nuk ishin marrëveshje të mira, ato i trashëguam dhe gjetëm. Unë kur u bëra kryeministër i Kosovës i gjeta 38 komuna, po të pyetsha unë nuk do të ishin 38 komuna. Kur u bëra kryeministër e gjeta KEDS-in dhe KESCO, po të isha më herët nuk do të kishte KEDS dhe KECO, monopoli publik u bë, monopol privat dhe unë tash duhet të komunikoj dhe bashkëpunoj me ta. Pra ka një mori gjërash që nuk i bëj me vullnet dhe dëshirë, por nga nevoja dhe përgjegjësia. Gjendja në teren është shumë me e keqe se ato marrëveshje të vitit 2013-2015, pra përveç që nuk kanë qenë të mira, gjendja në teren është më keq se ato marrëveshje. Ne kemi vendos afate kohore sepse i kanë ditët si njësi, jo javët muajt, ose vitet. Unë kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve se sa më shpejt gjithçka të funksionojë”, tha ai.

Mirëpo tha se asgjë nuk ka përfunduar me ujdinë e djeshme, por në bashkëpunim me BE-në dhe ekspertët do të bëhet furnizimi i qëndrueshëm në veri.

Kurti tha se ajo çka po bëhet nga ai, mund të përshkruhet se po bënë minimumin e pranimit të realitetit, të maksimumit të ndryshimit të realitetit.

Kurti: Bëj minimumin e pranimit të realitetit të maksimumin e ndryshimit të realitetit

“Askush nuk thotë se gjithçka ka përfunduar me tekstin e djeshëm të udhërrëfyesit, mirëpo besoj se me bashkëpunimin që e kemi me BE-në, ekspertët tanë që kanë analizuar në hollësi në gjithçka, do të mund të bëjmë furnizimin e qëndrueshëm. Njëkohësisht faturimin dhe inkasimin në veri të Kosovës në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë të barabartë. Krejt në fund, ajo që bëj unë në qeverisje mund të përshkruhej kësisoj. E bëjë minimumin e pranimit të realitetit të maksimumin e ndryshimit të realitetit. S’kam mundësi të tjera më shumë se kaq”, shtoi ai.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Ferat Shala adresoi akuza ndaj Kurtit, duke thënë se ai ka shkrumbuar dhe djegur institucione në kundërshtim të atyre marrëveshjeve.

Shala: Mbi këtë bazë dhe propagandë keni djegur dhe shkrumbuar shumë institucione të vendit

“Qytetarëve të Kosovës ju i keni premtuar ndryshim të marrëveshjeve, kemi premtuar reformë dhe të kundërtën e asaj që keni gjetur. Mbi këtë bazë dhe propagandë keni djegur dhe shkrumbuar shumë institucione të vendit”, tha ai.

Deputetit opozitar iu kundërpërgjigj sërish kryeministri Kurti, duke e pyetur se për çfarë shkrumbimi dhe djegie të institucioneve e ka fjalën.

Kurti: Për çfarë shkrumbimi të institucioneve po flisni

“E keqja buron prej juve, së pari kërkoni falje për privatizimin e distributorit dhe furnizimit. Kur të kërkoni falje për atë, ne mund të diskutojmë. Mirëpo fjalët dhe shprehjet se keni djegur dhe shkrumbuar institucione, për çfarë shkrumbimi të institucioneve po flisni. Pra si mund të t’ju besoj juve se flisni”, theksoi ai.

Kurti i përgjigjet Haradinajt: I kemi duart me baltë, sepse Kosovën e kemi gjetur të baltosur

“Duart i kemi me baltë sepse Kosovën e kemi gjetur me baltë”.

Kështu i ka replikuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Haradinaj e ka pyetur Kurtin se si është e mundur që marrëveshjet e nënshkruara më herët i ka cilësuar “tradhti” e tash po të njëjtat i konsideron “sukses”.

E Kurti ia ktheu atij se “disa marrëveshje në të kaluarën kanë qenë tradhti”.

Por sipas tij këto politika i kanë trashëguar.

“Ka qenë dëmtim i madh privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit. Unë nuk do ta bëjë kurrë këtë, e tash nuk kam qare pa komuniku me ta”, ka thënë Kurti.

Muja: Ka dallime esenciale mes marrëveshjes së vitit 2013 dhe asaj të nënshkruar tash

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë të mërkurën në Kuvendin e Kosovës se ka dallime esenciale në mes marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013 dhe kësaj të nënshkruar më 21 qershor 2022.

Ai ka thënë se tash Kosova është në bllokun energjetik të Shqipërisë.

Në vitin 2013 kemi qenë në bllokun e Serbisë me Malin e Zi”, ka thënë Muja, teksa ka shprehur dallimin mes marrëveshjes për energjinë së tashme dhe asaj nëntë vite më parë.

Muja ka shtuar se më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar për një projekt të ri politik.

S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë e as referendume, është luftuar kontrabanda, është rasti Brezovica e tash do të paguhet edhe rryma”, ka thënë Muja.

Opozita e ka akuzuar për “hipokrizi” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel me Serbinë të cilën nga pala kosovare e ka nënshkruar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër.

​Deputeti i LVV-së: Marrëveshja për energjinë në veri erdhi pas ndryshimit politik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se marrëveshja për energjinë në veri ka ardhur si pasojë e ndryshimit të projektit politik më 14 shkurt të vitit 2021.

Muja në seancën e sotme plenare, tha se LVV-ja nuk është e varur prej konjukturave politike dhe listës serbe.

Muja: Marrëveshja për energjinë erdhi se ndryshoi projekti politik

“Pyetja kryesore është pse ky ndryshim. Çka ndodhi që ata tash po paguajnë. Rrethanat janë të njëjta, akterët janë të njëjtë, por ka ndryshuar projekti politik. Qytetarë të Kosovës më 14 shkurt është e bërë e qartë një projekt politik që nuk varet nga konjuktura politike, apo lista serbe. E dyta është kështu, ka ardhur në seri të disa veprimeve, s’behët referendumi ilegal i Serbisë, nuk mbahen zgjedhjet, luftohet kontrabanda, shtrihet autoriteti në Brezovicë dhe tash në këtë seri erdh edhe paguhet rryma”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat