Ministri Murati njofton se janë ekzekutuar 100 euro të tjera për sektorin privat

Aktuale

Ministri Murati njofton se janë ekzekutuar 100 euro të tjera për sektorin privat

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar pagesa prej 100 euro për 14 mijë e 42 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur ta plotësojnë edhe kriterin kohor.

Ai tha se ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email vendimin që sqarn arsyen pse nuk janë kualifikuar.

Postimi i plotë:

Sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14,042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor. 

Njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar (paga mbi 1,000 euro, kanë përfituar njëherë nga masa, aplikime të dyfishta etj.)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat