Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Ai ka thënë se kjo është një traditë shpirtërore islame e cila shënon kulmin e pelegrinazhit dhe sakrificën e besimtarit.
Postimi në Facebook:
Bajrami i Kurbanit është një traditë shpirtërore islame e cila shënon kulmin e pelegrinazhit dhe sakrificën e besimtarit.
Kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë, bamirësisë dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak.
Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat, dhe, nëse është e nevojshme, të heqim dorë nga ajo që është e rëndësishme për ne për të mirën e të tjerëve.
Atmosfera që krijon Bajrami në këtë kohë të flladit veror le të jetë një motivim i ndarjes së dashurisë.
Urime për Bajramin e Kurbanit!