Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, e ka quajtur model të dëshmuar antikulturor, deputeten Fitore Pacolli, e cila sot në Kuvend sulmoi mediat duke bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave.
Berisha ka shkruar se deputetja Pacolli i kërkoi qeverisë që të përjashtojë Kosovën nga modeli evropian i medias së lirë.
“Sot, hiç me pak se nje deputete me model te deshmuar antikulturor dhe mungese elementare te edukates, i ka dhene te drejte vetes në Kuvendin e Kosoves ti kerkoj qeverise te perjashtoj Kosoven nga modeli europian i medias te lirë.
Per dallim, gazetaret i kane te provuara te gjitha dhimbjet dhe sakrificat, jo vetem qe nuk jane femije por ne betejen per lirine do te dalin sigurisht fitues nga kjo qeveri e humbur ne kohe e hapesire”, ka shkruar ai.