Avokati Tomë Gashi njoftoi se ka vizituar shtëpinë e Mersin Katuçit në fshatin Gurrë në zonën e Matit, aty ku Dick Marty në raportin e tij pretendon se ndodhej Shtëpia e verdhë, në të cilën supozohet se është bërë trafikim me organe.
Gashi tha se ka shkuar edhe njëherë në shtëpinë e Mersin Katuçit për për të dëgjuar edhe njëherë rrëfimin e tij për inskenimet e trishtueshme të vitit 2004 në prezence të Policisë së Shqipërisë të Dick Marty-t Jose Pablo Barajbar deri në tentimi i zhvarrosjes së të vdekurve në fshatin e tyre.
Postimi i plotë:
Edhe njëherë në shtëpi tek zotni Mersin Katuqi
Pas rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty- t me ekipin e tëvë 1 me gazetarin Shpat Blakqorri & kameramanin Egzon Jashari në fshatin Gurrë në shtëpinë e zotni Mersin Katuqi për të dëgjuar edhe njëherë rrëfimin e tij për inskenimet e trishtueshme të vitit 2004 në prezence të Policisë së Shqipërisë të Dick Marty-t Jose Pablo Barajbar deri në tentimi i zhvarrosjes së të vdekurve në fshatin e tyre.
A kishte pasur ndonjëherë pjesëtarë të UÇK- së gjatë luftës në shtëpinë e tij
Kush deshi të ja marr me qira shtëpinë …
A e vizitoi për 18 vite ndonjë pjesëtar i UÇK-së apo politikan nga Kosova dhe Shqipëria
A ka politikan të Shqipërisë të implikuar?
Sa vuajtje i shkaktuan familjes Katuqi
Pse ishte e nevojshme të largohen në emigracion të gjithë fëmijët e zotni Mersinit
Si mund të sulmohet raporti Dick Marty pa e mbrojtur familjen Katuqi ?
për këtë dhe të tjera në rrëfimin ekskluziv të Mersin Katuqit
Sonte ne tëvë 1