Deputeti i Vetëvendosjes, dikur zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 1, Haki Abazi, në disa shkrime radhazi ka shprehur pakënaqësit e tij.
Abazi kësaj radhe ka shpërthyer duke i quajtur si “servilë e poçavra" dhe që bëhen pjesë të çdo pushteti.
“Servilët janë poçavra të ndyera që i biejnë kujdo dhe kurdoherë në gjunjë e besa edhe i bëhen pjesë çdo pushteti. Pyetja është nëse me servilë e poçavra të ndyera mund të ndërtohet e zhvillohet shteti? A duhet ndryshimi të reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet!?”, ka shkruar Abazi.
Ndërkohë, ai kishte bërë një status tjetër enigmatik edhe gjatë ditës së djeshme, ku akuzonte se "politika ishte bërë 90% kozmetikë".
Po ashtu, në atë status ai përmendte edhe "qytetarë që po largoheshin me dëshpërim nga vendi".