Deri më tani në asnjë shkollë në kryeqytet nuk ka filluar të mbahet viti shkollor, ka bërë të ditur për KP drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati.
Edhe nga ajo që ekipet e KosovaPress-it kanë parë në teren, shkollat janë duke e respektuar vendimin e SBASHK-ut për greva.
Greva ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërprejnë grevën.