Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Elvis Hoxha, ka sulmuar kreun e SBASHK-ut duke thënë se “s’është e çuditshme që Rrahman Jashari përdor grevën e mësuesve pikërisht kur duhet të forcohet sovraniteti në veri”, duke aluduar se Jashari ka lidhje me Serbinë.
E pikërisht për këtë deklaratë këtë të premte në emisionin “ Frontal” në T7, zv.ministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Popovci u pyet për deklaratën e Elvis Hoxha.
Popovci tha se nuk ka dëgjuar për këtë deklaratë.
‘’Jo, po më vjen shumë keq, nuk e di çka ka qenë në bazë kombëtare me u fye Rrahman Jashari, ai është shqiptar, nuk po mundem më kuptu, çka është fjala’’
Sipas zv.ministrit, secili mbanë përgjegjësi për deklaratat e veta.
“Secili mbanë përgjegjësi për deklaratat e veta, ne ndonjëherë të gjithë mund të jemi të pamatur në deklarata, nuk e di çka paska thanë, po secili përgjigjet për deklaratën e vet”
Deklaratat e Elvis Hoxhës vinë pasi procesi mësimor nuk filloi më 1 shtator, pas fillimit të grevës së mësimdhënësve.