Akuzohet për plagjiatë, reagon deputeti i PDK-së

Aktuale

Akuzohet për plagjiatë, reagon deputeti i PDK-së

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

ORCA ka publikuar një raport ku thuhet se profesori Ardian Kastrati akuzohet për plagjiatë.

Ndaj kësaj ka reaguar vetë Kastrati, gjë për të cilën e ka quajtur fushatë të orkestruar ndaj tij.

“Unë nuk kam kohë me ju përgjegj dhe me ju nënshtru dëshirave dhe fushatave linçuese të LVV-së siç ishin p.sh. fushatat e fundit në UP kundër meje (njëra për postimin tim për Faik Konicën dhe tjetra për një recension ku autor kryesor është Bujar Dugolli e unë autor korrespondent).

Nuk interpretohet puna e profesorit të UP-së me dëshira politike e interpretime sipas qejfit dhe prej rrugës. Për punët në UP vendos vetëm UP-ja. Ndërsa, dje Senati i UP-së e dha fjalën e vet”, u shpreh ai.

Ai më tej ka thënë se komente të tilla, fyerjet e etiketimet janë të motivuara politikisht.

“Të tilla fushata e sulme kanë me vazhdu sa të jem unë në politikë. Dihet pse….Kastrati ja thotë troç këtij pushteti e pushtetit i pengon që Kastrati është i pakorruptuar dhe i pa afera dhe dëshirojnë ta përlyejnë e ta bëjnë si vetën e tyre. Prapë kjo mbetet vetëm dëshirë e tyre.

Kjo nuk dmth që unë tash të merrem me tribunat sepse nga tribuna ka shumë dëshira për të më persekutuar mua politikisht”, shkroi ai.

Ai më tej ka thënë se në politikë merret me veprimet e Kurtit dhe ministrave të tijë, teksa ka shtuar se nuk politizon tema përmes UP-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat