Presidentja ​Osmani jep detaje nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrell

Aktuale

Presidentja ​Osmani jep detaje nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrell

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 21:51
Foto nga New York

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë sot pjesë në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork.

Ajo me këtë rast ka shprehur përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet, si dhe rrugën e saj euroatlantike.

“Kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrell është mbajtur në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat