Tensione pozitë-opozitë në Kuvend/ Nuk ka kuorum për propozimin e PDK-së, shtyhet për nesër rezoluta për ndërprerjen e grevës

Aktuale

Tensione pozitë-opozitë në Kuvend/ Nuk ka kuorum për propozimin e PDK-së, shtyhet për nesër rezoluta për ndërprerjen e grevës

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 10:00 Përditësuar në ora: 13:12 më 22.09.2022
Kryeministri Albin Kurti

Deputeti i LVV-së tregon pasojat neurologjike që mund të kenë fëmijët nga greva

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka elaboruar me neuroshkencë pasojat e grevës në arsim te fëmijët. Me shumë fjalë e terme të rënda, Kokaj ka shpjeguar shumëcka duke apeluar që mësimi të nis sa më shpejt. 

Kokaj tha:

“Dola këtu para jush të flas të demonstroj vetveten, dola me vetëdije por nëse më pyetni cka është ajo nuk e di sepse asnjëri nga ju nuk e dini cka është sepse në shkencë nuk është e definuar.

Por dihet që ajo është në kokën, në kafkën time të secilit, ku janë triliona fije nervore dhe secila prej tyre kanë një signal që kungollojnë me alfta, beta, gama.

Këto fije duhet të them që më së shpeshti lidhen njana me tjetrën duke formuar nyje të caktuara dhe takohen me të ashtuquajturit neuro-transmetues – aftësitë magazinuese inkorporohen aty dhe kthehen në korteks.

Lidhja e tyre determinon intelegjencën.

T’ju them që në moshën prej 1 deri në 5, shpejtësia, pra dinamika e lidhjes është më e shpejta, pas asaj zvogëlohet pas moshës 20 vjec rapiditeti bëhet më e vogël dhe në moshën time ajo pothuajse e zvogëluar.

Në këtë kontekst më duhet të them se jam shumë i brengosur dhe dëshiroj ta ndaj edhe me juve, që fëmijët prej moshës deri në 5 vjec e pastaj 5 deri në 20 tri javë janë të ndarë nga bankat shkollore.

Ato mija orë të humbura, gjenerojnë një cilësi, gjenerojnë aq vlerë të madhe që jam i trishtuar e s’më merr gjumi natën kur e di konsekuencën që do ta kemi në të ardhmen e fëmijëve tonë dhe të ardhmen e kombit.

Prandaj duhet të ndaj këtë pjesë një brengosje shumë të madhe dhe kur është mirë t’i ndërprejmë grevat, dje, meqë s’mund ta bëjmë me shpejtësinë e dritës se është e pamundur andaj është mirë ta ndërprejnë sot pasdite.

Andaj i kam lutur udhëheqësit grevistë dhe si mësues tani po flas, si babë sip rind si ashtu si pjesëtar i këtij kombi kësaj pjese të Evropës dhe botës kam lutje urgjente që ti ndërprejnë ato sa ma shpejt.

Nëse e thu ti ashtu me lutje sa ma konkrete sepse dëmtohen aftësitë kognitive të fëmiut që rezulton në ngritjen e ardhmërisë së kombit dhe mendjes njerëzore, ai është një kapital shumë i madh.

Erdha prej Gjakovës, se kam pa edhe Hong Kongun Nju Jorkut, e pash sa rrokaqiej të bukur kanë fillu në kryeqytetin tonë.

Në palosjen e tullave dhe shtrimin e asfaltit jemi kampionë, por në aspektin shkollor jemi të fundit.

Prandaj duhet të marrim masa të caktuara, që të mos hyjmë në anë pedagogjike që të dalim nga kjo situate”, tha Kokaj veç tjerash.

Pal Lekaj flet për grevën në arsim: U bë mjaftë me kokëfortësi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj para deputëtëve në kuvend ka folur për grevën e të gjitha sindikatave në përgjithësi dhe të asaj në arsim në veçanti.

Ai u shpreh se barrën kryesore për gjetjen e një zgjidhje për ndërprerjen e grevës e ka qeveria.

"Mendoj që nuk kemi kohë për të humbur, pasi janë duke pësuar nxënësitë që janë e ardhmja e Kosovës, duke pësuar janë edhe mësimdhënësit nga nevoja e tyre mbi kërkesat e parashtruara, duke pësuar janë prindërit të cilët duhet të mos punojnë për t’u përkujdësur për fëmijët, duke pësuar janë të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për të kryer punët dhe shërbimet e tyre nëpër institucionet komunale dhe shtetëror. Mbi këto fakte nuk është e mirë që kryeministri i ofendojë grevistët duke u vënë në pikëpyetje sinqeritetin dhe motivet e kërkesës”,  u shpreh ai.

Deputeti Lekaj u shpreh se është koha që të bëhet një zgjidhje.

“U bë mjaftë me kokëfortësi ku palët fajësojnë njëra-tjetrën dhe nuk ka zgjidhje, është koha që qeveria të bëjë zgjidhje. Prandaj, iu bëjë thirrje që të plotësoni kërkesat e sindikatave dhe shteti në kthehet në normalitet sa i përketë funksionimit të administratës shtetërore dhe vazhdimit të mbajtjes së mësimit në shkollat dhe çerdhet e Kosovës. E vetmja adresë që mund të bëjë zgjidhje është kryeministri i Kosovës dhe askush tjetër”, u shpreh tutje ai.

Hoxhaj mesazh kryeministrit Kurti: Mos e luaj të fortin me sindikatat dhe opozitën

Nënkryetari i Kuvendit njëherit deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit Albin Kurti që të gjejë një zgjidhje kalimtare në mënyrë që të fillojë procesi mësimor.

Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit, Hoxhaj i bëri thirrje Kurtit që mos ta luaj të fortin me sindikatat dhe opozitën.

“Kryeministri Kurti në këtë Kuvend e ka thënë se arsimi është prioritet dhe kërkon konsensus nacional, fakti që s’po ka vullnet për të kërkuar konsensus me sindikatën tregon se ku jemi. Arsimtarët janë qytetarë të Kosovës dhe ju ftoj që të riktheheni dhe të bisedoni me ta…Ju ftoj juve për një zgjidhje kalimtare meqë nga janari mund të jetë në fuqi Ligji për Pagat është mirë të bisedoni me mësimdhënësit….E ftoj sot që nuk ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat e rolin e të fuqishmit në raport me opozitën, por ta kuptojë në thelb se si duket procesi demokratik”, tha Hoxhaj ndër të tjera në Kuvend.

Hoxhaj gjithashtu tha se sot është java e katërt që fëmijët kanë humbur mësimin.

“Nuk do ta merrja fjalën nëse nuk do të ishte kryeministri këtu. Sot është java e katërt dhe ne jemi me 22 shtator dhe i kemi 22 humbje të mesimit, meqë mësimdhënia nuk llogaritet nga e hëna deri të premten, por edhe të shtunen dhe dielen nxënësit janë të obliguar në detyra shtëpiake. Ne nuk jemi sindikatë e sindikatës, po jemi ata që kemi fëmijë në shkolla publike dhe e dijmë se sa është e dëshme humbja e katër javëve të vitit shkollor”, tha Hoxhaj.

Ai gjithashtu ripërësirti idenë për një zgjidhje kalimtare në mënyrë që nxënësit t’u rikthehen bankave shkollore.

Kryeministër dil bën zgjidhje”, përfundoi ai. 

Jahja Kokaj e përjeton rëndë grevën: Nuk më zë gjumi kur e mendoj që fëmijëve po iu dëmtohen aftësitë kognitive

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka thënë se situata me grevën e arsimtarëve është trishtuese dhe se greva duhet të ndërpritet sot. 

Ai para deputetëve ka treguar edhe humbjet që do të kenë fëmijët edhe nga aspekti shkencor dhe për këtë iu kërkoi “dy minuta durim”.

“Jam shumë i brengosur. Fëmijët tonë prej moshës deri në pesë vjeçare, sidomos prej 5-20 vjeç, tri javë janë të ndarë nga bankat shkollore. Çka do të thotë kjo? Ato mijëra orë të humbura gjenerojnë një kuantitetet, një cilësi, gjenerojnë aq vlerë të madhe sa që unë jam i trishtuar dhe me ju thënë të drejtën nuk më merr gjumi natën kur e mendoj, kur e di konsekuencën në ardhmërinë e fëmijëve tonë, në ardhmërinë e brezave tonë dhe në përgjithësi të kombit”. 

“Kjo është e bazuar në neuroshkencë për të cilën po flas. Nëse e thua me argumente të caktuara – dëmtohen aftësitë kognitive dhe emocionale të fëmijëve”.

Kokaj tha se është mirë që ta ndërpritet greva e mësimdhënëseve sot pasdite, duke treguar se iu ka bërë lutje grevistëve që ta ndalin. 

“Me të gjitha mundësitë e mia i kam lutur udhëheqësit grevistë ta ndërpresin. Po flas si mësues që kam dhënë mësim në shkollë fillore, si babë, si prind, si pjesëtar i kësaj pjese të botës  – t’i ndërpresim në mënyrë sa më urgjente”.

Deputeti Kokaj tha se duhet të merren masa për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Kosovë. 

“Në prosperitetin tonë intelektual jemi të fundit, duhet të marrim masa të caktuara pedagogjike. Është situatë trishtuese. T’i kthejmë fëmijët në bankat e shkollës. Duke mos shpreh kurrfarë filozofie, politike apo njëanësie që të kthehemi në mënyrë urgjente dhe t’i gjejmë modalitetet e daljes nga kjo situatë”.

Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për të kujtuar 24-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se edhe tetë depuetë kanë mbetur pa folur në seancën e kaluar, teksa fjalën e mori deputeti Jahja Kokaj.

Shtyhet për një orë seanca e Kuvendit

Seanca e sotme plenare, e paraparë të mbahet në orën 11:00, në koordinim me kryetarët e grupeve parlamentare do të fillojë në orën 12:00.

Kështu thuhet në njoftimin e Kuvendit dërguar mediave.

“Seanca plenare fillon në orën 12:00”,thuhet në njoftim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të enjten për të diskutuar pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 15 shtator.

Në rend dite është debati parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat