“Hajde në foltore”, Ramush Haradinaj përplaset me ministrin e Financave, Hekuran Murati
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur një përplasje verbale me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.
Derisa ishte duke folur për grevën, Haradinaj i ka thënë Muratit që nëse do të flasë nga vendi le të urdhërojë në foltore, duke e lënë fjalën e tij në gjysmë.
“Mësimdhënësit e Kosovës shumica e tyre janë prindër dhe kanë fëmijë. A beson dikush që ata mësimdhënës prej qefit kanë nejt në shpi dhe i kanë lënë edhe fëmijët e tyre në shpi, a ka dikush që e beson këtë. Kjo pyetje e do një përgjigje të drejtë. Nga 2018 pagat nuk janë rritë, prej atëherë, vazhdon intenzivisht me u shtrenjtu jeta, jo veç për mësuesit por të gjithë të tjerët. Janë shtrenjtu produktet bazë, ushqimi. Hajde në foltore, urdhno a do në foltore?”, ka thënë Haradinaj, teksa ndërpreu fjalën e tij në foltoren e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka ndërhyrë duke ia tërhjekur vërejtjen ministrit që mos ta pengojë gjatë fjalës së tij deputetin Haradinaj.
Memli Krasniqi: Qasja e Kurtit ndaj grevës e ka ndarë shoqërinë në dy taborë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se qasja e kryeministrit Albin Kurtit ndaj grevës tregon se kjo qeveri e ka ndarë shoqërinë në dy taborë.
“Jo na jo ata”, thotë Krasniqi, duke iu referuar mendësisë politike që sipas tij Kurti e ka funksionalizuar në shoqëri përmes pushtetit.
Gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, Krasnqi ka thënë Kurti në fund të ofrimi të zgjidhjes, Kurti ka dashur të tregojë se sa kokëfortë është e sa i panënshtruar është para Rrahman Jasharajt.
“Kurti politikën nuk e sheh si shërbim të qytetarëve por për t’i përmbushur egotë personale’, ka deklaruar ai.
Krasniqi gjatë fjalimit e ka marrë shembull rastin e Argjentinës që për 30 vjet është përballur me 1 mijë e 500 greva në arsim.
Ai referuar studiuesve ka thënë se dëmi i shkaktuar nga këto greva ka qenë 60 për qind më i lartë financiarisht sesa nëse mësimdhënëseve do të iu rriteshin pagat me kohë.
Deputeti i LVV-së: Duket se dramës shoqërore të grevës po i vie fundi
Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, tha se grevës së mësimdhënësve po i vjen fundi.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Gola tha se nga kjo grevë duhen marrë mësime.
“Duket se dramës shoqërore të grevës po i vie fundi”, tha ai.
“Të gjithë sot e mirëpresim vendimin e sindikatës që të reflektojë dhe ta rimendojë pozicionin e vet sindikal, duke iu kthyer dialogut të brendshëm dhe për ta mundësuar dialogun e jashtëm social”, tha ndër tjerash deputeti i LVV-së.