Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi ka habitur me një deklaratë të tijën duke thënë se nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar për dorëheqjen e Rifat Latifi nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, pavarësisht se të enjten është publikuar një dokument i tillë.
Ai tha se lajmin për dorëheqjen e Latifit e “panë nëpër portale se gjoja ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë”.
“Nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar për këtë punë, e pamë në portale se gjoja ka dhënë dorëheqje. Rrugës duke ardhur filluan nominime nga portalet dhe mediat se kush duhet të jetë ministër dhe deri tash sa po flasim ndoshta e kanë zgjedhur ministrin”, theksoi ai në Dukagjini.
Megjithatë, ai shtoi se është ithtar i asaj që duhet të presin një qëndrim zyrtar të Qeverisë Kurti sa i përket kësaj çështjeje.
Po ashtu, ai u shpreh se Duhet të bëhen zyrtare arsyet e dorëheqjes së Latifit.