Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka pasur kritika ndaj shefes së grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se disa kolegë janë në linjë me të sa i përket të folur në Kuvendin e Kosovës.
Për më tepër, ai tregoi edhe një skenar ku caktohen se kush do të flet në seancat e parlamentit.
Ai tha se arsyeja se pse ka probleme se qysh menaxhohet Grupi Parlamentar dhe se si krijohet ose nuk krijohet hapësira për deputetë është shumë përmbajtjesore.
“Ju e shihni se sa njerëz flasin rregullisht nga GP i LVV-së, 2-3. Ekziston skenari i folësve, por skenari duhet të jetë rezultat i debatit të mëhershëm që bëhet brenda GP. E jo njerëzit që nuk janë të përgatitur me temat, e jo në linjë me shefen e GP.”, tha ai.
“Unë kam bërë propozimin për nisjen e komisionit hetimor për privatizim, tash jemi në tetor unë s’kam përgjigje. Në momentin që është bërë kërkesa nuk ka pasur asnjë komision hetimor. Kam bërë kërkesën për komisionin hetimor për SHIK-un”, vijoi Abazi.