Deputeti i LVV-së, Haki Abazi e ka akuzuar bashkpëartiaken e tij, Fitore Pacollin e cila është kryetare e komisionit për Mjedis, se po i kërcënon antërët e Grupit të Gjelbër.
Përkundër kësaj ai thotë se ky Grup do të vazhdoj punën përkundër kërcënimeve direkte.
“”Kundërshtimi ne Grupin e Gjelbër. Sabotimi i krijimit të grupit të gjelbër ka pasur qëllim të ngulfatën të gjitha gjërat. Është për çudi që kryetarja e komisionit për mjedis kërcënon anëtarët e grupit të gjelbër. Grupi i gjelbër do vazhdojë . Kundërshtimi dhe kërcënimet për Grupin e Gjelbër – Tranzicioni energjetik si proces dhe kritika direkte qe kam bere në Draft-Strategjinë Kombëtare të Energjisë, e cila ka në fokus ndërtimin e kapaciteteve të reja nga qymyri është bërë shkak i përplasjeve dhe tani së fundi edhe i kërcënimeve direkte ndaj deputetëve të cilët kanë vendosur që të jenë anëtar të Grupit të Gjelbër. Do të thotë fakti që Grupi i Gjelbër nuk është lejuar të formohet që një vit e gjysmë, ka pasur për qëllim ngulfatjen e të gjithë zërave të artikuluar pro Agjendës së Gjelbër dhe kontrabandimit të një strategjie e cila në dukje mund të duket ambicioze, siç ka thënë Komisioni Evropian dhe është adoptuar nga të tjeret, por në përmbajtje fillon me qymyrin dhe mbaron me mungesë të plotë të zgjidhjeve afatgjata”, ka thënë ai.
Abazi ka përmendur vrasjet politike të së kaluarës duke i quar mesazh, Fitore Pacollit, se tashmë kërcënimet dhe teknikat e së kaluarës nuk mund të vazhdojnë.
“Natyrisht, që nuk do të ndalemi por dua të ju informoj që nëse në të kaluarën spektri ynë politik ka përjetuar eliminim fizik të kundërshtarëve politik, sot me metoda të ulëta kërcënuese po tentohet që të shantazhohen anëtarët e Grupit të Gjelbër, me qëllim të mbytjes dhe ngulfatjes së zërit të atyre që mendojnë ndryshe apo kanë vizion tjetër nga ajo që mund të kenë ata”, ka thënë ai.
Abazi tutje është ankuar se po tentohet që të sabotohet konferencat e tij pasi po thirren mbledhje në këtë kohë, pra në orën 10:00.
“Po tentohet të sabotohet kjo konferencë duke caktuar takime të komisioneve ne do të vazhdojmë”, ka thënë Abazi.