Alarmon Sami Kurteshi: Qeveria dhe qytetarët të përgatiten për çdo sulm nga Serbia

Aktuale

Alarmon Sami Kurteshi: Qeveria dhe qytetarët të përgatiten për çdo sulm nga Serbia

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 00:10
Sami Kurteshi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, deklaroi se Qeveria e Kosovës dhe qytetarët duhet të përgatiten për çdo sulm nga Serbia.

Kurteshi, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se serbët nuk e kanë problematike çështjen e targave, por prishjen e rrënjëve të zhvillimit të krimit që e kanë bërë deri tani.

“Një gjë duhet ta dimë që Qeveria e Kosovës dhe shoqëria e Kosovës duhet të përgatitet për çdo eventualitet dhe çdo sulm nga Serbia. Nuk ka të bëjë gjithçka me targat por me prerjen e rrënjëve e kalimeve për zhvillimin e krimit siç e kanë pasur deri tash”.

“Në rastin më të keq janë 15 mijë vetura dhe absolutisht nuk e kanë këtu, por diku tjetër pasi po shohin se po e humbin terren dhe kjo i ashpërson ata [serbët] edhe më shumë. Mirëpo, do të vijë dita kur edhe ata do të pajtohen. Dalë nga dalë kjo epokë po merr fund”, tha Kurteshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat