LIVE: Kuvendi ​miraton në parim Projektligjn për Prokurorin e shtetit

Aktuale

LIVE: Kuvendi ​miraton në parim Projektligjn për Prokurorin e shtetit

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 07:38 Përditësuar në ora: 11:05 më 10.11.2022
Kuvendi i Kosovës

Abelard Tahiri: Opozita nuk po kërkon zgjedhje, por zgjidhje

Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar që qeveria të jetë e kujdesshme për veprimet që i ndërmerr në veri.

Ai me një kronologji të ngjarjeve tha se për 10 vjet kanë arritur që t’i integrojnë serbët në veri të Kosovës dhe nuk do të lejojnë që kjo të zhbëhet.

Tahiri tha se nuk po kërkojnë zgjedhje si pasojë e gjendjes së krijuar por zgjidhje të tensioneve.

“Si opozitë nuk kërkojmë zgjedhje, ne kërkojmë zgjidhje të problemit që e keni krijuar në veri, si opozitë nuk do të lejojmë që ta ktheni atë gjendje në veri si para 10 vjetëve. Atje në veri tashmë janë një numër simbolik i policëve”, ka thënë Tahi

Kuvendi sot mban seancën e radhës, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 10:00.

Në rendin e ditës janë 20 pika.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-167 për Prokurorin e Shtetit,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,

16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,

19. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,

20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat