Ministri Çeku për raketat ruse në Poloni: Nuk bëhet fjalë për sulm ndaj një shteti por ndaj krejt NATO-s

Aktuale

Ministri Çeku për raketat ruse në Poloni: Nuk bëhet fjalë për sulm ndaj një shteti por ndaj krejt NATO-s

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 22:04
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çek

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka komentuat sulmet e raportuara nga raketat ruse në Poloni.

Ai në Rubikon është shprehur se një sulm i tillë, nuk është ndaj një shteti, por ndaj gjithë aleancës së NATO-s, përcjell klankosova.tv.

”Duhet të presim lajme të tjera, konfirmime nga burimet zyrtare. Ndonëse Rusia si shtet agresor që nuk shquhet për sjellje korrekte në marrëdhënie ndërkombëtare, dhe këtë tashmë e ka dëshmuar me rastin e invadimit të Ukrainës, të agresionit të paprovokuar ndaj Ukrainës, është diçka ndoshta s’mund të themi totalisht e papritur sepse ka pasur provokime, që gjithë kohës, për shtetet që janë në fqinjësi, ne kemi pasur edhe anëtarësime të reja të NATO-s.

Duhet të presim edhe pak, por ky rast është shumë më i komplikuar, sepse këtu nuk bëhet fjalë për sulm ndaj një shteti, por për sulm ndaj të gjithë Aleancës”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat