Situatë e qetë në Jarinjë në orët e mesnatës

Aktuale

Situatë e qetë në Jarinjë në orët e mesnatës

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 00:36
Foto ilustrim

Në veri të vendit situata në orët e mbrëmjes është e qetë.

Në pikën kufitare të Jarinjës në orët e vona të natës ka pasur lëvizje të zakonshme të automjeteve.

Nuk është raportuar për ndonjë incident apo zhvillim tjetër.

Sipas policisë, referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Ndonëse edhe sot u zhvilluan negociata në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell për gjetjen e një zgjidhje për targat, por ky i fundit tha se propozimin e tyre për shtyrje të afatit për targat e refuzoi kryeministri Kurti, ndërsa presidenti serb, Vuçiq pranoi që mos të lëshojnë më targa “KM” për serbët lokal në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat