Ish-truproja e presidenti historik Ibrahim Rugova, Esat Geci, ka shkruar për 22 vjetorin e vrasjës së Xhemail Mustafës.
Geci ka treguar një histori me Rugovën pranë varrit të Mustafës.
Ai thotë se, Rugova kishte thënë se jeta e tij është e barabartë me të Xhemail Mustafës.
Këto fjalë ua kishte thënë sigurimit të tij.
Geci tutje shprehet se, Rugova kishte thënë pas vrasjes së Mustafës, se Kosovës iu vra e tashmja dhe e ardhmja.
Postimi i plotë:
Sot 22 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës.
Më kujtohet dita kur shkuam me Presidentin Rugova pranë varrit të Xhemail Mustafës dhe posa dolëm nga vetura, shkalla e sigurisë së Presidentit Rugova ishe shumë e lartë, dhe kur na pa me armë të gjata në dorë u drejtu, çka ka ndodh kështu, ne i thamë për shkak të sigurisë, ai mendoj pak dhe na u drejtua i mërzitshëm e na tha: "nuk dua më kështu t'ju shoh, sepse jeta ime është e barbartë me të Xhemail Mustafës".
Po sa u përulëm para varrit të Xhemail Mustafës, Presidenti Rugova tha, Kosovës ju vra e tashmja dhe e ardhmja e këtij populli, ata që vranë Xhemën do t’i mallkoj Zoti, të ngresh dorë mbi Xhemail Mustafën është sikur të ngresh dorë mbi popullin e Kosovës, dhe me lot në sy Presidenti Rugova hyri në veturën e tij dhe u nisëm për Prishtinë.
Andaj në këtë njëzet e dy vjetor të vrasjes së Xhemail Mustafës shpresojmë që urdhërdhënësit të marrin dënimin e merituar.
Zoti e bekoftë Xhemail Mustafën!
Zoti i bekoftë të vrarët e pas luftës!