Kurti u bën thirrje grave që ta raportojnë dhunën ndaj tyre

Aktuale

Kurti u bën thirrje grave që ta raportojnë dhunën ndaj tyre

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:26
Kryeministri Albin Kurti

Në kuadër të fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës ndaj grave", kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë një mesazh.

Kurti ka thënë se dhuna në familjet nuk duhet të mbahet e heshtur, përcjell teve1.info

Përmes një videomesazhi, ai ka inkurajuar gratë dhe vajzat që ta raportojnë atë.

“Një në tri gra gjatë jetës së saj, preket nga ndonjë lloj i dhunës, dhuna në familje dhe dhuna me baza gjinore nuk është çështje private, nuk mund të mbetet prapa dyerve të shtëpisë apo izoluar.

Dhuna nuk tolerohet! Si kryeministër i vendit u bëj thirrje të gjitha grave e vajzave që ta raportojnë dhunën ndaj tyre. Po ashtu u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që ta trajtojnë me prioritet dhe me seriozitetin më të lartë këtë krim”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat