Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka fajësuar odat, normat fetare dhe kanunin e Lekës për vrasjen e grave në vend.
Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se këto tradita primitive e kanë prangosur shoqërinë.
“Odat, normat fetare, kanuni i lekës, këto përzierje traditash primitive në vend që të konservohen e të na shërbejnë si histori, na kanë prangosur brenda këtyre dhe po na përcjellin me vrasje të përditshme.
Duke u ndjerë krenarë dhe duke i promovuar këto tradita kombëtare e fetare që nuk i pranojnë gratë si të barabarta, ne i shërbejmë çdo ditë vrasjes së grave dhe vajzave”, ka shkruara ai.