Dyshohet për sulm me shok-bombë ndaj një njësiti të EULEX-it në veri

Aktuale

Dyshohet për sulm me shok-bombë ndaj një njësiti të EULEX-it në veri

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:16 Përditësuar në ora: 15:32 më 10.12.2022
Pamje nga gjendja ne veri

Petkoviq: E kam njoftuar Lajçakun për arrestimin

Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ai tha se për këtë ngjarje e ka njoftuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Petkoviq tha se do të kërkojë nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë që “të ndërpritet menjëherë hakmarrja ndaj serbëve".

Arrestohet ish-polici, serbët nisin vendosjen e barrikadave në Zveçan dhe Leposaviq

Arrestimi i ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, ka bërë që qytetarë serbë të nisin të grumbullohen në pjesën veriore.

Siç raporton Kosovo-online serbët kanë nisur të vendosin barrikada afër Zveçanit dhe në Leposaviq.

Qëllimi i tyre thuhet të jetë që të mos mundësohet “dërgimi në Prishtinë i ish-policit”.

Bllokohet rruga në Rudarë, dëgjohen sirenat në veri

Sipas informatave të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.

Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat