Pas kërcënimit për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës”Adem Jashari”, evakuohen me urgjencë mërgimtarët. Ndryshe edhe policia e ka konfirmuar se është mbyllur përkohësisht ANP.
“Për shkak të një kanosje me mjet shpërthyes mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë” thuhet në njoftimin e policisë. Pas kërcënimit me bombë nga hapësirat e aeroportit janë evakuuar pasagjerët dhe personeli.
Po ashtu edhe zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, ka thënë se të gjitha ekipet emergjente janë duke kryer punën e tyre.