Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Arlind Manxhuka ka publikuar disa mesazhe të bëra në rrjetet sociale rreth rastit të plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë.
Postimi i plotë në Facebook:
Kjo është lufta me fake news që Serbia në koordinim me Rusinë po bëjnë ndaj Kosovës.
Me profile fake me emra shqiptarë lavdojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetatëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë.
Por, mbrëmë në kohë reale, institucionet jo vetëm që kanë bërë reagime por edhe personi është tashmë duke u trajtuar nga drejtësia.
Fake news nuk kalon!