Serwer analizon takimin Chollet-Vuçiq: U përdor kjo shprehje diplomatike që tregon mospajtim

Aktuale

Serwer analizon takimin Chollet-Vuçiq: U përdor kjo shprehje diplomatike që tregon mospajtim

Më: 13 janar 2023 Në ora: 12:18
Profesori amerikan, Daniel Serwer

Profesori amerikan, Daniel Serwer i cili ndjek dhe komenton zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti ato që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi ka komentuar takimin e djeshëm në mes të zyrtarit të lartë të DASh-it, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Serwer thotë se shprehja që ka përdorur Chollet në anglisht, “good conversation” apo në shqip, “bisedë e mirë”, është shprehje diplomatike për të shprehur mosjaptimin.

Sipas profesorit amerikan, takimi në mes të Chollet dhe Vuçiqit s’ka qenë i ngrohtë meqë zyrtari i lartë i DASh-it tregon se në takim ka shprehur dëshirën e tij për raportin ShBA-Serbi.

Serwer thotë se, mbase Derek Chollet ka filluar ta kuptojë që Aleksander Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike.

“Një “bisedë e mirë”, është shprehje diplomatike për mospajtim”, ka shkruar Serwer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat