6 kushtet e Kurtit për Asociacionin ndezin debatin në Kuvend, ja çfarë thotë opozita

Aktuale

6 kushtet e Kurtit për Asociacionin ndezin debatin në Kuvend, ja çfarë thotë opozita

Nga: Bota sot Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 07:54 Përditësuar në ora: 18:07 më 02.02.2023
Kuvendi i Kosovës

Në mungesë kuorumi përfundon seanca e kuvendit

Kuvendi e ka përfunduar seancën për ditën e sotme në mungesë kuorumi.

Të pranishëm në sallë ishin vetëm 60 deputetë, gjë që pamundësi ecurinë tutje.

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se për të gjitha pikat e mbetura, shqyrtime do të ketë në seancat e radhës.

​Rizvanolli: Blloku A5 i KEK-ut rikthehet në punë më 1 prill

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanoll, ka prezantuar para Kuvendit masat emergjente në furnizimin e energjisë.

Ajo në seancën e sotme, tha së të njëjtat janë të nevojshme, pasi gjendja ende vazhdon të jetë e rënduar dhe me mundësi të përkeqësimit javëve dhe muajve në vijim.

“Duke marrë parasysh se gjendja në tregun evropian sa i përket furnizimit të çmimeve me energji elektrike vazhdon të jetë e renduar dhe me mundësi të përkeqësimit sa i përket javëve dhe muajve në vijim derisa ka ulje të temperaturave. Qeveria e Kosovës ka shpallur masat emergjente në furnizim me energji, në përputhje me nenin 25 të Ligjit për Energji”, tha ajo.

Asaj i reagoi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili adresoi disa pyetje karshi ministres, derisa kërkoi sqarime se sa para janë kursyer nga këto masa emergjente.

“Ne po shpallim gjendje emergjente të jashtëzakonshme, por pse nuk është në funksion Blloku A5. Pse Blloku B gjeneron diku 60 megavat më pak energji se para se me ndodh remondi. Cili është çmimi i importit të energjisë elektrike ? Me çfarë çmimi e blen Kosova energjinë dhe me çfarë çmimi e shesim”, tha ai.

Por, ministrja Rizvanolli tha se vlera e kursimeve nuk është konkrete, por janë disa miliona euro, teksa tha se Blloku A5 i KEK-ut, pritet të rikthehet në funksion më 1 prill të këtij viti.

“Sa i përket vlerës së kursimeve, sigurisht mund të flasim për vlerësime por jo të sakta. Pasi secila prej pajisjeve varet nga specifikat teknike sa hargjon, po ashtu varet edhe sa kohë do të punonte ajo dhe sa do të ishte çmimi i energjisë elektrike të importit që varion nga koha në kohë. Po flasim për disa milionë euro, jo për disa qindra milionë apo dhjetëra milionë, por për disa milionë. Mendoj se edhe më e rëndësishme se vlera e kursimit është se Policia e Kosovës dhe Dogana e kanë pasur bazën ligjore që iu ka mundësuar të sekuestrohen këto pajisje që kanë qenë ilegale...Janë nënshkruar disa kontrata dhe pritet që bllokua A5 të rikthehet në punë prej datës 1 prill”, tha ajo.

Kritik ndaj ministres dhe këtyre masave emergjente u shpreh edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

“Është ende e çuditshme qysh ende po kërkon masa emergjente për sektorin e energjisë të cilat kanë prodhuar aq pak rezolutat, sa as deputetët e partisë tënde nuk po t’i votojnë”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se këto masa emergjente janë të pakuptimta.

“Është e pakuptimtë dhe nuk shkon në favor të zgjidhjes së çështjes. Këtë e keni ditë para 1 viti se kemi krizë energjetike, keni ditë shumë mirë se mund të procedohet ligji dhe mos të vihet me vendime at-hoc, por nuk e keni konsideruar si të arsyeshëm procedimin e ligjit në këtë drejtim. Ajo çka mund të them se nuk e di çka fshehtë pas këtyre vendimeve, por e dina se edhe pas këtyre vendimeve qytetarët po përballen me mungesë të energjisë elektrike”, u shpreh ai.

Kuvendi i Kosovës, prej vitit të kaluar ka miratuar gjashtë herë vendimin për masat emergjente të energjisë elektrike, të cilat janë në periudhë 30 ditore.

Kuvendi dështon t’i miratojë masat emergjente për furnizimin e energjinë

Kuvendi i Kosovës, në mungesë të kuorumit ka dështuar t’i miratojë masat emergjente për furnizimin e energjisë.

Vetëm 52 deputetë kanë votuar pro këtij vendimi, ndërsa deputetët nga opozita nuk kanë votuar fare, duke u përmbajtur nga votimi.

Kuvendi po vazhdon punimet e seancës së sotme plenare me pikat e tjera në rend të ditës.

Berisha-deputetëve: Kurti e ka marrë vendimin për Asociacionin e ju hingerisuni

Në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka prezantuar para deputetëve kushtet e palës së Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Pas deklarimit jo të pakët ishin deputetët që e vunë në mëdyshje atë që kryeministri tha.

Në mesin e tyre ishte edhe deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Bekë Berisha.

Ai deklaroi se kushtet e prezantuara nga kryeministri i kanë pëlqyer dhe ka propozuar që atyre t’i shtohet edhe një pikë e re.

“Kushtet m’pëlqyn kryeministër. Me pa mujt një ndër kushtet po s’është që realizohet , me pa mujtë me i nalë rrent edhe qito n’parlament”, ka thënë Berisha.

Berishën gjatë kohës sa po fliste duke se e pengoi mosserioziteti nga ana e kryeministrit dhe deputetëve të tjerë ndaj të cilëve edhe reagoi.

“Për këtë çështje që jam tu fol, që janë ndër më të rendësishmet në politikë nuk është serioziteti as i kryeministrit e as i deputetëve që po hingrizën pa pikë nevoje”, ka reaguar Berisha.

Deputeti gjithashtu ka ngritur dyshime nëse Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen për themelimin e asociacionit.

“E di që ka pas gabime në të kaluarën dhe ka me pas gabime edhe tash po përgjegjësinë e ka marrë ky zotnia edhe na po e pysim k’ta çka do me ba edhe t’mujt me i majtë qato kushte le t’i manë. Po disponimin qysh po e shoh ju veç vendimin e keni marrë, kur t’vjen momenti ju me u tërhekë, me ik krejt. Edhe me ardhë dikush tjetër me nënshkru pastaj me thanë ju e keni nënshkru na”, përfundoi ai.

​Kurti përplaset ashpër me deputetët opozitarë në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur ashpër me deputetët e opozitës, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Pasi deklaroi se pranon Asociacionin, por me gjashtë kushte, opozitarët e quajtën Kurtin mashtrues, teksa kritikuan atë për ndryshim të qëndrimeve.

Mirëpo, Kurti pyeti të njëjtin se cilin kusht të tij do ta largonin, ndërsa nënvizoi se ish paraardhësit e tij e kanë shkelur Kushtetutën 22 herë për Asociacionin.

Kurti: Kryetari i nderi të LDK-së ka shkelur 22 herë Kushtetutën

Sa i përket 22 pikave të Gjykatës Kushtetuese, ato tregojnë që ish kryetari i juaj dhe kryetari i nderit e ka shkelur 22 herë Kushtetutën. Ato tregojnë numrin e shkeljeve të Kushtetutës nga ish kryetar i juaj dhe kryetari i nderit të subjektit të juaj. Ndërkaq, këto gjashtë kushtet që i vendosa unë janë kushte politike dhe kanë bazë në aspektin demokratik universal dhe evropian të qeverisjes dhe politikë bërjes. Vetëm pas njohjes reciproke mund të zbatohet asociacioni që s’mundet të ketë emrin mono etnik, që s’mundet të ketë pushtet publik dhe vetëm pas çarmatosjes, dorëzimit të armeve ilegale në veri dhe shuarjes së strukturave atje”, tha ai.

Kreut qeveritar i reagoi me tonë të ashpër, kryetari i LDK-së, deputeti Lumir Abdixhiku, i cili i tha se kushtet e Kurtit për Asociacioni adresohet në 22 udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese.

Njërin prej tyre e theksoi, duke thënë se çarmatosja e veriut është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës, jo e dialogut.

Abdixhiku: Çarmatosja e veriut çështje kushtetuese e jotja, jo dialogut

“Albin a je i vetëdijshëm se je kryeministër edhe i veriut të Kosovës. Heqja e armëve atje është përgjegjësi kushtetuese e jotja dhe organeve të rendit në Kosovë. Nuk është çështje e dialogut me Serbinë...

Jo gjashtë por 22 udhëzime i ki prej Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha i ke me një vend, i thonë respektim i rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka polarizim më të madh në dy tri fjali të tua se sot.

Një herë thua do të impelmentojë marrëveshjen 2013, pastaj asociacioni të sharrit, Bjeshkëve të Nemura. A je i vetëdijshëm çka po flet, sikur me i pas dy pole të mendimeve me dy vend. A je mirë ?”, tha ai.

Por, kryeministri Kurti i kërkoi deputetit Abdixhiku që të ruaj qetësinë dhe racionalitetin.

Në anën tjetër e bëri një krahasim mes Abdixhikut dhe deputetit tjetër të LDK-së, Avdullah Hoti, të cilët i kishte vartës në Qeverinë Kurti I, me zëvendëskryeministrin aktual Besnik Bilsimi dhe ministrin e Financave, Hekruan Murati.

Kurti: Ju lutem të ruani qetësinë dhe racionalitetin

“Ju lutem të ruani qetësinë dhe racionalitetin. Qetësi dhe racionalitet. Ato 22 udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese tregojnë sa herë kryetari juaj e ka shkelur Kushtetutën, profesori do të thoshin disa, edhe unë. E dyta, edhe unë ju falënderojë që i dëgjuan gjashtë kushtet dhe nuk dhanë mendime për heqjen e ndonjërit, me përjashtim të zotëri Abdixhiku, i cili nuk po e kuptoj a po thotë të hymë me forcë në veri, apo e sugjeron këtë gjë. Unë deputetin Abdixhiku e kam pasur ministër dhe deputetin Hoti që s’qenka këtu e kam pasur zëvendës. Por me ju tregu diçka për këtë aspekt, zëvendësi Bislimi dhe ministri Murati, cilido prej tyre, këta dy bashkë nuk janë as çereku i tyre. I njoh mirë, shumë mirë, kam pas edhe ministrin e Brendshëm nga radhët e LDK-së për një periudhë të shkurtë. S’kanë pasur këso idesh, këtyre idetë iu dirigjon karriga. Bëhet fjalë për deputetë dhe ish ministra që mendimet iu dirigjojnë karrigat ku ulen dhe jo bindjet që i kanë ose më mirë të them s’i kanë”, tha ai.

Kurtit iu kundërpërgjigj deputeti tjetër i LDK-së, Agim Veliu, i cili ishte ministër i Brendshëm nën qeverisjen e Kurtit, ku tha se ai është i paguximshëm dhe mashtrues.

Veliu: Kurti s’ka pasur guxim për aksione në veri

“Ky e dinë shumë mirë se mua mendja nuk më ka shkuar me bërë budallakina të tilla sikur ky po bën tash.

Por unë kam punuar për integrim të veriut përnime.

Ky e dinë shumë mirë se unë kam ofruar këtij të ndërmarrin aksione të ndryshme në veri, por ky s’ka pasur guxim”, deklaroi Veliu.

Në diskutim e sipër, kreu qeveritar pyeti deputetët se a është ndonjë prej tyre që dëshiron t’i heq kushtet për Asociacionin.

Kurti: Deputetë më tregoni a ka ndonjë prej jush që doni ta largoni ndonjë prej gjashtë kushteve:

“Më tregoni ju mua si deputetë të Republikës së Kosovës, a ka ndonjë prej këtyre gjashtë kushteve që doni ta largoni”, pyeti ai.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i tha Kurtit se këso pyetje nuk duhet të shtrojë, por duhet të tregojë pse ndryshoi qëndrimin për Asociacionin.

Tahiri: Ke heq dorë nga qëndrimi yt për Asociacionin

“Kryeministër nuk shtrohem pyetja kush i heq kushtet. Ne pyetjet po i shtrojmë për ndryshimin e qëndrimit tënd në raport me bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Tash një etnike ose mono etnike janë të interpretueshme, pasi ai të thotë po, pasi ka edhe qytetarë shqiptarë që banojnë atje, pasi është bashkësisë e komunave ku jetojnë serbë dhe shqiptarë.

Pra në pyetje është ndryshimi yt dhe qëndrimi që dallon me Albin Kurti deri para një dite. Sot e ke shti Kosovën në një momentum të ri me themelimin e Zajedincës. Ku ke me përfundu, ta shohim.

Por kjo tregon se ti lehtësisht tërheqësh edhe prej njohjes”, theksoi ai.

Por kryeministri Kurti tha se ndryshimin e tij e vlerësojnë qytetarët në zgjedhjet e përgjithshme në zgjedhjet e vitit 2025.

Kurti: Ndryshimin tim e vlerësojnë qytetarët në zgjedhjet e vitit 2025

“Ndryshimin tim e vlerësojnë qytetarët në zgjedhjet e vitit 2025. Por ndërkohë, unë ju falënderojë që kur e morët fjalën nuk e thatë asnjërin prej kushteve që mendoni të heqni”, tha ai.

Ndaj Kurtit reagoi sërish një deputet i LDK-së, i cili e quajti mashtrues dhe kërkoi nga ai të raportojë në Kuvend për dialogun.

Gashi: Kryeministër je duke mashtru

“Kryeministër je duke mashtruar. Qëndrimi i platformës politike dhe institucionale të Kosovës ka qenë, marrëveshje finale, ligjërisht obligueshme me njohje reciproke, pastaj asociacioni.

Ajo çka je duke thënë ti këtu, po kallëzon bipolaritetin tënd emocional dhe psikologjik”, tha ai.

Kurti u shpreh i gatshëm të raportojë, por kërkojë nga Kuvendi që të ndërmerr iniciativën.

Kurti: Merreni iniciativën diskutojmë për dialogun në Kuvend

“Është shumë e rëndësishme që ju të ndërmerrni iniciativën dhe mund të diskutojmë. E kemi pasur deputetin Hoxhaj që pat kërkuar mbledhje edhe me dyer të mbyllura, por unë si kryeministër nuk do të kisha kërkuar mbledhje me dyer të mbyllura.

Prandaj është e rëndësishme që nëse ka kaq shumë etje dhe uri për diskutim le ta bëjmë me kërkesë të Kuvendit të Republikës”, tha ai.

Në anën tjetër, duke parë diskutimet në Kuvend, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Kurti paska aftësi për spektakël dhe humor, andaj e ftoj atë që të shkojë në spektaklin “Big Brother”.

Kadrijaj: Kryeministër shko në Big Brother

Ajo çka bëri sot zotëri Kurti ishte një spektakël dhe humor duke u tallur edhe me deputetët dhe qytetarët.

Andaj zotëri Kurti duke pa që paske aftësi që me bo spektakël dhe humor ju kisha ftuar me shku në Big Brother”, tha ajo.

Musliu, Kurtit: Para se ta nënshkruash Zajednicën, mos e harro Arben Xheladinin, Mon Balajn e Astrit Deharin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë që para nënshkrimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, t’i kujtojë ish-aktivistët e kësaj partie Astrit Deharin, Mon Balajn e Arben Xheladinin.

Këta të fundit, të vrarë gjatë protestës kundër “Zajednicës”.

“Albin çka duash bën me ‘Zajednicën’. Je shumë i mençur, i dijshëm. Para se me nënshkruar ‘Zajdnicën’ mos e harro kujtoji Arben Gjeladinajn, Mon Balajn dhe Astrit Deharin. Te lutem shumë mos i harro se që dy vite nuk i ke përmend”, tha ajo.

Ky i fundit kërkoi mbështetjen e Kuvendit për këto gjashtë pika, për të cilat tha se janë vendosur për ata që po kërkojnë Asociacion.

Kurti flet për zv.ministrin që i doli audio-incizimi

Rreth tri javë më parë, është publikuar një audio-incizim i Insajderit, ku dëgjohet duke folur për grante zëvendësministri për Zhvillim Rajonal, Almir Veliji, ndaj të cilit Prokuroria ka nisur hetime. Kryeministri Kurti është përgjigjur për herë të parë sot rreth këtij zv.ministri, pasi u pyet nga deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Kurti ka thënë se nuk e di se Veliji ka marrë ryshfet, por thotë se ai ka bërë konstatim se nuk mund të merren grantet, pa dhënë “diçka”.

“Për këto raste, duhet që organet e rendit ta kryejnë punën e tyre, meqenëse e kanë filluar këtë. Nuk jam në dijeni se zv.ministri ka marrë mito. Përveç konstatimit se komisioni i atyre granteve, nuk japin grante, pa marrë diçka”, tha Kryeministri në Kuvend.

Tutje, ai tha se nuk e di kohën kur e ka bërë atë bisedë zv.ministri i tij, por thotë se nëse ka folur para Qeverisë Kurti, atëherë konstatimi i tij vlen.

“Nuk e di kohën kur është bërë ajo bisedë, por nëse ka ndodhur më herët, para qeverisë sonë, edhe mund të qëndrojë si konstatim, sepse kemi parë dhjetëra arrestime që ndërlidhën me korrupsion, në shpërndarjen e granteve në qeveritë e kaluara. Pra, ka qenë e vërtetë që në të kaluarën ka qenë e vështirë të fitohet ndonjë grant a subvencion, pa dhënë ryshfet. Por, nëse deklarata është bërë tani, prapë ftojë organet e rendit, që të ndërmarrin të gjitha hapat për të vënë para drejtësisë ata që abuzojnë me detyrën zyrtare”, tha Kurti.

“… a të ka kallëzu ai sa përafërsisht mundet?”…se këta pa ju dhanë diçka nuk kryejnë punë”, ishte dëgjuar të ketë thënë zv.ministri Veliji gjatë një bisede telefonike me një person tjera, teksa flisnin për një grant.

Kadriaj e fton Kurtin t’i bashkohet Big Brother

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti, që t’i bashkohet “Big Brother”.

Pas deklaratave të tij lidhur me Asociacionin, Kadriaj me ironi ka thënë se Kurti ka aftësi për humor dhe spektakël.

Sipas saj, për atë duhet t’i bashkohet këtij Reality Show.

“z.Kurti duke e pa se e paskët aftësinë me ba spektakël dhe humor, ju kisha ftu me shku në Big Brother”, ka thënë Kadriaj.

“Ti je mashtrues, i pa guximshëm” – Agim Veliu iu kundërpërgjigjet Kurtit

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu iu është kundërpërgjigjur kryeministrit, Albin Kurti pasi ky I fundit tha se ministrat e zëvendësministrit nga radhët e LDK-së sa ishin nën qeverisjen e tij nuk thoshin të hynin me forcë në Veri, shkruan Insajderi.

Veliu ka deklaruar se sa ka qenë ministër në Qeverinë e tij, i kishte kërkuar Kurtit të bëntë disa aksione në veri por që Kurti nuk ka pasur guxm sipas tij.

“Kryeministri iu referu Qeverisë Hoti që unë isha ministër, por sigurisht harroi me përmend se unë kam qenë ministër edhe në qeverisjen Kurti edhek y e dinë shumë mirë që mua mendja nuk më ka shkuar me bë budallakina të tilla, qysh po bën ky tash në Veri por kam punuar për integrim të veriut përnjëmend edhe ky shumë mirë e di që unë I kam ofru këtij, që të ndërmarrim aksione të ndryshme në Veri, por ky nuk ka pasur guxim.

Atëherë i kam thënë që është mashtrues, i paguximshëm dhe sot i them të njëjtat fjalë”, tha Veliu.

“Shuni se marre prej atyne që po ju shohin”, Basha me kritika për opozitën

Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur seancën plenare aktualisht.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha iu drejtua opozitës, pas kritikave të këtyre të fundit për kryeministrit Kurti lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Basha tha se është turp për opozitën të flas.

“Ju vazhdoni me bërtit, as Vuqiçin nuk e kam ni duke bertit për ni asociacion. Ju keni nënshkru një asociacion me Vuqiçin, edhe po dilni po krenoheni, aman, shuni se marre prej atyne që janë tu ju kqyr, turp”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat