“Ju jeni të mallkuarit, ky është skandal mafioz” – ‘shpërthejnë’ akuzat dhe kritikat mes qeverisë e opozitës

Aktuale

“Ju jeni të mallkuarit, ky është skandal mafioz” – ‘shpërthejnë’ akuzat dhe kritikat mes qeverisë e opozitës

Nga: Bota sot Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 06:53 Përditësuar në ora: 13:10 më 23.02.2023
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi ratifikon Marrëveshjen për lëvizje me letërnjoftim në Ballkanin Perëndimor

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

Këtë marrëveshje e votuan pozita edhe opozita, me 82 vota për e asnjë votë kundër.

Selmanaj, Kurtit: Besoj që shpejt do të hiqesh nga posti i kryeministrit

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e pyeti Kurtin për deklaratën e presidentes Osmani se demarkacioni është punë kryer. Kësaj pyetje iu përgjigj Kurti – “LVV-ja atëherë kishte kërkuar që së pari rishikim, pastaj ratifikim”.

Mirëpo, Selmanaj tha se kjo nuk është përgjigje.

“Zoti kryeministër, kjo nuk është përgjigje… Ju për këtë zoti kryeministër e keni krijuar një situatë të rëndë në Kosovë, ju për këtë keni vendos në pikëpyetje sigurinë individuale dhe kolektive të kësaj shoqërie. Me sjelljet e juaja për këtë çështje i keni vënë në pikëpyetje edhe organet e rendit por edhe institucionet publike në Kosovë. Me veprimet e asaj kohe, i keni lënë njerëzit pa viza dhe sot e tutje paguajnë me miliona për atë çështje. Dhe me thënë tash ju ktu që ‘kur të vjen koha, kur të është koha e përshtatshme’ edhe pa ankes marrëveshje, gjithmonë ka qenë e mundur”, tha Selmanaj.

“Tani unë e di lojën e fjalëve që dini ta përdorni, por po iu them që jam i bindur që ti s’ke me u merr me këtë punë. Ti një ditë ki me u hjek edhe prej kryeministrit, besoj që ndoshta edhe shpejt, por një standard që e ke vendos në Kosovë dhe do të vazhdojë gjatë, është që mashtrimin dhe gënjeshtrën e ke bo standard se si me ardhë dikush në politike e pushtet”, tha Selmanaj në fund.

Deputetja e VV-së: Të bëhemi bashkë dhe ta themi njëzëri “Zajednica nuk kalon”

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka ftuar të gjithë deputetët që të bëhen bashkë kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në fjalën e saj në Kuvend ajo ka thënë se mosthemelimin e Asociacionit ia kanë borxh atyre që janë flijuar për vendin.

“Jo më kot insistimi më i madh i Serbisë vazhdon të mbetet themelimi i Asociacionit. Në anën tjetër insistimi më i madh i yni si mazhorancë në Kuvend dhe Qeveri vazhdon të mbetet mosthemelimi i tij. Ky sot do të duhej të ishte insistim i të gjithëve pa dallim, këmbëngulje e jona e përbashkët, synim i yni i përbashkët. Këtë ia kemi borxh atyre që u flijuan duke dhënë jetën për këtë tokë dhe liri që po e gëzojmë ne. Sot më shumë se kurrë, jo vetëm Kosova por në veçanti Kosova kërkon unitet dhe qëndrueshmëri”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Teksa ka shtuar se pozicionimi i të gjithë deputetëve kundër themelimit të Asociacionit i jep forcë kundërshtimit të VV-së për të mos e themeluar atë.

“…Pas 15 vjetësh ata e duan edhe Zajednicën që në emër të këtij 4 % po e kërkon Vuçiqi nga Beogradi, që me një përqindje edhe më të vogël të njerëzve të tij, të shtrijë ndikimin e tij në Kosovë. Merreni me mend çfarë do të ndodhte në këtë vend me Zajednicën. Por, kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk duhet ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës. Prandaj ta themi hapur dhe me zë të lartë se gabimet e së kaluarës nuk do të përsëriten. Pozicionimi i secilit sot kundër Zajednicës i jep forcë kundërshtimit tonë për të mos e pranuar atë. Të bëhemi bashkë dhe të themi njëzëri ‘Zajednica nuk kalon’”, ka deklaruar ajo.

Pas fjalimit të Hisen Berishës, Avni Dehari lëshon sallën e Kuvendit

Fjalimi i deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cili përmendi rastet e Arbnor e Astrit Deharit, bëri që të ketë reagim të ashpër nga ministrja Albulena Haxhiu dhe deputetët e VV-së

Ai tha se i vjen keq që këtë temë po e përmend në prani të Avni Deharit.

Pas kësaj, ky i fundit ka lëshuar sallën.

“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, ka shkruar në Facebook deputetja e VV-së, Tinka Kurti.

Kurti pytet për temat që do t’i diskutojë me Vuçiqin: E kam pranuar konfiedncialitetin e bisedimeve

Kryeministri Albin Kurti është pyetur në seancën e sotme të Kuvendit për temat që pritet t’i diskutojë të hënën në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel..

“Unë e kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit europianë, e ajo është transparenca e procesit, konfidencialiteti i bisedimeve”, tha Kurti në fillim të përgjigjes.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e pyeti për këtë dhe se pse nuk e ka paraqitur në Kuvend propozimin europian, mbeti e pakënaqur me përgjigjen.

Por Kurti tha se përmbajtjen e propozimit europian e ka ndarë me kryetarët e partive politike dhe se beson se “asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim”.

“Rrjedhimisht, përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare, por jo edhe në Kuvendin e Republikës, ndonëse besoj që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim që paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtutjeshme që fillojnë të hënën që vjen”, tha kryeministri.

Kurti jep lajmin e mirë për çiftet e reja, ja kur dhe ku do të nisë ndërtimi i banesave të premtuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë këtij viti do të fillojë të zbatohet projekti për banesat për çiftet e reja.

Kurti është pyetur në Kuvendin e Kosovës për premtimin e tij për ndërtimin e 4 mijë banesave për çiftet e sapo martuara.

Kurti ka thënë se projekti mund të kushtojë rreth 200 milionë euro.

“Projekti për banim të përballueshëm është projekt unik dhe zbatohet për herë të parë në Kosovë. Duhet të theksohet se ky projekt është krejtësisht ndryshe prej banesave për rastet sociale që veç ekzistojnë nëpër Kosovë e që për këtë është aprovuar kredia prej 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe shumë shpejt pritet të vijë në Kuvend si projektligj dhe marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Kurit ka treguar Ministria e Infrastrukturës më 16 shkurt 2022 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për studim fizibiiteti me IFC.

“IFC-ja si pjesë e grupit të Bankës Botërore  më datë 1 shkurt 2023 ia ka prezantuar ministrit dhe kabinetit të tij studimet dhe rekomandimet sesi projekt do të zbatohet në Kosovë.

Studimet dhe rekomandimet se ky projekt do të rekomandojë në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se nevojitet që edhe komunat të lejojnë hapësira për këtë projekt.

Lokacionet e para ai i ka përmendur komunën e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit.

Kurti ka thënë se projekti është unik dhe do të jetë ndër më madhorët të Qeverisë së tij.

Haxhiu i kthehet ashpër Berishës për rastin Dehari: Marre të koftë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, për rastin Dehari.

“Marre të koftë”, tha ajo.

Më pas, ministrja Haxhiu iu drejtua opozitës dhe tha se “do ua ndalonte me ligj të flisnin për Astrit Deharin”.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin… sepse ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju… Prandaj asnjë fjalë për Astrit Deharin, as edhe një fjalë, sepse ju i keni duart e lyme me gjak… Marre, duhet me pas pak ftyrë, në kohën e juve është vrarë Astrit Dehari”, tha Haxhiu.

Berisha gjatë fjalës së tij tha se Ministrja Haxhiu duhet të marr përgjegjësi duhet të marrë përgjegjësi për zhdukjen e mostrave.

“Indikative mbetet poashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me mbiemrin e vëllezërve Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që ministrja të marr përgjegjësi, që i bie tavolinës, ajo filloi me akuzu prapë opozitën. E di Astrit Dehari ishte kundër marrëveshje që keni nënshkru dhe kundër tradhtisë që po bëni”, tha Berisha.

Haradinaj: Qeveria t’i kërkojë Amerikës dhe BE-së edhe ndihmë financiare dhe investime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të mbyllet të hënën në takimin e Brukselit.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka thënë se Kosova mund të ndihmojë koalicionin global kundër Rusisë duke e pranuar planin franko-gjerman.

Sipas tij, me pranimin e këtij plani, Kosova ecë përpara edhe në planin e sigurisë me Partneritetin për Paqe dhe NATO-n.

Haradinaj: Kosova të mbyll të hënën marrëveshjen me Serbinë

“I vetmi vend besoj në botë që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia, Rusia nuk ka asnjë interes që të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, përkundrazi, ata kanë dëshirë me mbet kjo çështje e hapur edhe potenciale çdo herë qoftë për çrregullim ose destabilizim, qoftë për një debat të vazhdueshëm politik rreth Kosovës, stories së Kosovës. Si mund të veprojë Kosova, mundet të hënën me mbyll marrëveshjen, pra me mbyll jo vetëm me dhënë sinjale pozitive por me mbyll marrëveshjen”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova mund të shtojë në këtë marrëveshje edhe një komponentë, atë financiare dhe ekonomike.

“Besoj shumë që është një moment i mirë meqë është propozimi për marrëveshjen që kryeministri dhe qeveria e Kosovës t’i kërkojë Amerikës dhe BE-së edhe ndihmë financiare edhe investime por edhe përkrahje ekonomike për të zbatuar më tutje jo vetëm rendin dhe ligjin në veri por edhe zhvillimin ekonomik por pa rrjedhje të vazhdueshme buxhetore për Kosovën. Pra të mos e bartë Kosova dhe buxheti i Kosovës gjithë aspektin financiar dhe ekonomik jo vetëm për veri por lidhur me veriun”, ka shtuar ai. 

​Hoti kërkon debat në Kuvend para takimit të 27 shkurtit në Bruksel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se para takimit të 27 shkurtit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti duhet të informojë Kuvendin rreth procesit të dialogut. Një debat para ditës së hënë, sipas Hotit, do të ishte edhe në interes të kryeministrit për të formalizuar qëndrimet e tij mbështetur edhe në një rezolutë të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën plenare, ish-kryeministri i Kosovës, ka thënë se për qytetarët dhe për Kuvendin, ende është e paqartë se çfarë pozicioni do të mbajë qeveria në takim me palën serbe në Bruksel.

Hoti: Kurti duhet të tregojë cila është përmbajtja e plotë dhe finale e planit franko-gjerman

“Cila është përmbajtja e plotë dhe finale e planit franko-gjerman, cili është qëndrimi i qeverisë ndaj këtij plani, përveç deklarimit që është bazë e mirë për negocim më tutje. Çfarë vërejtje janë dërguar lidhur me këtë plan në fund të vitit të kaluar, cili është qëndrimi i kryeministrit ndaj marrëveshjeve paraprake, në veçanti për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. A është kryeministri kundër kësaj marrëveshje siç e kanë kundërshtuar në dhjetë vitet e fundit me akte të dhunshme dhe jo demokratike apo është pro me disa kushte që i ka prezantuar që unë besoj janë vetëm sa për të ruajtur fytyrën apo është kjo çështje e mbyllur sikur që u deklarua presidentja për çështjen e demarkacionit”, ka thënë Hoti.

Lidhur me këto, Hoti ka thënë se duhet të ketë debat në Kuvend para ditës së hënë.

Hoti: Është e domosdoshme të ketë debat në Kuvend para takimit të 27 shkurtit në Bruksel

“Besoj është obligim kushtetues të informohet kuvendi i Kosovës për këto çështje, besoj që është e domosdoshme që ky debat të kryhet para të hënës dhe kjo është edhe në interes të kryeministrit për të formalizuar qëndrimin e tij të mbështetur edhe më një rezolutë të kuvendit të Kosovë”, ka thënë Hoti. 

Konjufca: E ftoj prokurorin me e intervistu Berishën nëse din diçka më shumë për rastin Dehari

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cili në foltoren e Kuvendit foli për rastin e Astrit Deharit.

“Edhe ju e dini fort mirë që përpjekja me lidhë VV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapapvijë politike dhe personat…Ka një vendim gjykate që i ka liruar ata persona prej kësaj akuze.

Nëse dini më shumë e kisha ftuar prokurorin me ju intervistu, gjithçka që dini e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist, unë e ftoj prokurorin që të të intervistojë.

Nëse di diçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat