Përplasje të ashpra në Kuvend, Kurti lëshon seancën për dialogun- thotë se mund të vazhdojë debatin nga ora 22:00

Aktuale

Përplasje të ashpra në Kuvend, Kurti lëshon seancën për dialogun- thotë se mund të vazhdojë debatin nga ora 22:00

Nga: Bota sot Më: 2 mars 2023 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 16:09 më 02.03.2023
Albin Kurti

Kurti thotë se i duhet të largohet: Mund të vij në ora 22:00 deri në 7 të mëngjesit

Kryeministri Kurti gjatë raportimit për dialogut, tha se i duhet të largohet, derisa dha një propozim.

“Mua në orën 16:00 më duhet me shku, nuk mundem pas orës 16:00, iu ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar.

Por unë e kom një propozim, nëse e konsideroni shumë të rëndësishme, unë mund të vi kur të lirohem, në orën 22:00 mund të vi sonte e deri në orën 7 në mëngjes, kur e kom takimin e parë, diskutojmë.

Nëse jeni dakord, më njoftoni”, tha ai.

Më pas, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i tha se “të kishim thirr me ardhë, po po tutna po të nxen gjumi”.

​Tahiri: Unë dyshoj se në momentin e fundit Kurti do të tërhiqet

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh se kjo parti e mbështet dakordimin për marrëveshje, por kërkoi kujdes nga Kurti për dy nene.

Ai shprehu dyshimin e tij karshi kryeministrit se do të tërhiqet nga ky propozim, ashtu siç u tërhoq nga kauzat e tij politike.

Tahiri: Unë dyshoj se në momentin e fundit ke mu u tërheqë

“Të ketë kujdes fillimisht në dy kuptimësinë që në disa nene ekzistojnë u fol për nene 7 po ashtu edhe për marrëveshjet interpretimi i dyfishtë realisht e ka pjesën më të rëndësishme pasi të nënshkruhet kjo marrëveshje...Qeveria duhet të ketë kujdes e veçantë fillimisht në trajtimin e nenit 7 pastaj në trajtimin e nenit 10 sepse neni 10 flet për të gjitha marrëveshjet....Prej Aleancës sa i përket kësaj marrëveshje e ke mbështetjen por unë dyshoj se në moment të fundit ke mu tërheqë sepse je tërheqë prej të gjitha kauzave politike, emrin Zajednicë emrin Zajednicë t’i ia ke dhënë, por ki kujdes se udhërrëfyesi mund të prodhoj efekte që nuk e krijon paqen dhe nuk e krijon rrugëtimin tonë dhe mbi të gjitha mund të krijoj institucione struktura që pengojnë marrëveshjen finale”, tha ai.

Tahiri tha se ky dokument e ka mbështetjen e AAK-së pasi vlerësojnë se në këto rrethana që ndodhet vendi, ky dakordim shënon kapitull të rëndësishëm për njohjen e Kosovës.

Tahiri: Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me mbështetjen e Albin Kurtit

“Ne kemi vlerësuar se ky dokument në këto rrethana është me interes për vendin dhe në veçanti në forcimin e stabilitetit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, BE, dhe organizatat ndërkombëtare. Padyshim se i ka te metat e veta. Por ky propozim ka marr mbështetjen tonë për shkak se kemi vlerësuar se në rrethanat që është Kosova ky shënon një kapitull të rëndësishëm në njohjen e Kosovës. vlerësoj se në rrethanat që është sot Kosova në menaxhimin që ka bërë dialog kryeministri Kurti kjo është më e mira që mund të merret. ..ky është moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Këto janë momente të cila secili prej nesh duhet ta thërret kujtesën e vetë prandaj edhe kërkohet unitet politik karshi agjendës armiqësore të Serbisë që e ka tash e shumë shekuj e mbi 2 dekada.. . Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me mbështetjen e Albin Kurtit as të qeverisë se tij e as të kualitetit të qeverisjes sepse të gjithë e dimë cila është gjendja e sociale ekonomike në vend, por ka të bëjë me një qëndrim që në rrethanat që është Kosova kërkon një qasje më të thellë dhe vlerësimin tonë më të drejtë“, tha Tahiri.

Abdixhiku-Kurtit: Thua që do ta bësh një Asociacion sipas Kushtetutës, siç kemi thënë gjithmonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti tash po thotë se do të bëjë një Asociacion sipas interpretimit të Kushtetutës, por se këtë e kanë thënë gjithmonë. 

“Në njërën anë flet për kushte të asociacionit, por tani këtu në marrëveshje flet për sekuencim të marrëveshjeve. Nuk flet më a do ta bësh Asociacionin, sepse ke thënë që me kompetenca pa kompetenca ekzekutive ose jo, nuk e bëj. Tani s’po flet. Tani thua do ta bëjmë një Asociacion sipas interpretimit të Kushtetutës siç kemi thënë gjithherë. Po, pse s’po thua këtu në foltore e pse e bën në marrëveshje, pse e bën këtë paralelizëm në një realitet të vetëm që duhet të jetë, këtë s’e kuptoj asnjëherë”.

Abdixhiku tha se në nenin 7 flitet për monoetnicitet, por edhe për tejkalim të Asociacionit.

“Neni 7, jo vetëm monoetnicitetin, por edhe tejkalimin përtej Asociacionin. Edhe monoetnike, sepse flet për një komunitet serb që do të kenë të drejta menaxhuese dhe lidhje të veçanta me qeverinë e Kosovës dhe lidhje financuese me Serbinë”.

Kusari-Lila ia kthen Hotit: U pajtove me Abdixhikun për sulmin ndaj meje, keni betejë të brendshme politike

Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, i ka replikuar deputetit të LDK-së Avdullah Hoti i cili i tha asaj se i shkron prapa çdo partie që i ka gjasat t’i fitojë zgjedhjet.

Kusari-Lila, i tha deputetit Hoti se u pajtua me kreun e e LDK-së, Lumir Abdixhiku vetëm në sulmin ndaj saj sepse “për të gjitha tjerat duket e vërehet prej së largu dallimi dhe beteja e juaj e brendshme politike”.

Ajo tha se asnjë partner koalicioni nuk e ka tradhtuar e as nuk e ka rrëzuar me votë.

“Ju lumtë që për një çështje të vetme u pajtuat me z.Abdixhiku për sulmin tuaj ndaj meje, sepse për të gjitha tjerat duket e vërehet prej së largu dallimi dhe beteja e juaj e brendshme politike. Më lejoni t’jua rikujtoj në vitin 2017 kam nënshkruar marrëveshje koalicioni me ish-kreun e LDK-së z.Isa Mustafa, ku ishit ju kandidat për kryeministër, ndërsa isha radhitur e treta në listë dhe ishte shtabi juaj që ma jepte fjalën mua në fushatë fatmirësisht që duhej të kishte një atmosferë më pozitive prej dallimit të lektyrave gjegjësisht ligjërimeve tuaja….Pas një viti bashkë në opozitë ne jemi ndarë nga grupi juaj parlamentar, por në opozitë kemi qëndru, s’kemi vrapu pas PAN-it, as skemi bë asnjë koalicion…Unë asnjë partner koaliconi nuk e kam tradhtu e as se kam rrëzu me votë, as nuk e kam tradhtu vullnetin e qytetarëve, ndërsa ju e keni humb tmerrësisht dinjitetin në tradhtinë që ia keni bë votuesve”, tha Kusari-Lila

Tahiri: Marrëveshja e forcon pozicionin e vendit, por kujdes nenin 7 dhe 10

Shefi i grupit paramentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK e përkrah marrëveshjen sipas propozimit europian.

Ai i ka sugjeruar kryeministrit që të ketë kujdes sa i përket nenit 7 dhe 10 ku flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka pasur kritika edhe për mostransparencën në dialog.

“Ne kemi vlerësuar që ky dokument është në interes për vendin, në veçanti në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, e organizata të ndryshme ndërkombëtare. Pa dyshim që ky propozim i ka të metat e veta, mirëpo ky propozim e ka marr përkrahjen tonë për shkak të rrethanave në të cilat është Kosova. Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë më mbështetjen e Kurtit e as qeverisë së tij, por ka të bëjë me një qëndrim që në rrethana që është Kosova kërkon një qëndrim më të thellë dhe të drejtë”.

“Adresa jonë për mbrojtjen nga Asociacioni është vendimi i Kushtetutës. Ajo çka duhet të thuhet këtu është se Qeveria duhet që të ketë kujdes për trajtimin e nenit 7 si dhe 10. Kryeministër, kuvendin e ke thirr vetëm kur ke pas nevojë për mbështetje. Kuvendi ka qenë i anashkaluar, dhe sot kur po e trajtojmë këtë temë duhet që të kesh kujdes në trajtimin e saj. Prej Aleancës sa i përket kësaj marrëveshje e ki mbështetjen. Por ki kujdes se udhërrëfyesi mund të krijojë struktura që e pengojnë marrëveshjen finale”, tha Tahiri.

​Krasniqi: Neni 7 problematik, rrezikon të sjell autonomi politike dhe substanciale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u shpreh se neni 7 Planit evropian të dakorduar në Bruksel mes palës kosovare dhe serbe është problematik dhe rrezikon të sjell autonomi politike dhe substanciale.

Krasniqi tha se nuk po e akuzon për tradhti Kurtin, por e konsideron si një marrëveshje të keqe.

Në seancën parlamentare ku po raporton Kurti për dialogun, Krasniqi u shpreh se preambula e kësaj marrëveshje për kapërcimin e trashëgiminë e të kaluarës është dhimbshme e sipas tij po kalohet pa u trajtuar fare.

Krasniqi: Nuk e kuptoj si mund të ketë një pajtueshmëri për të kapërcyer trashëgimin

“Nëse analizohet preambula e kësaj marrëveshje në të cilën kryeministri përkundër këtij lloj interpretimi të tij është pajtuar që të kapërcej trashëgimin e të kaluarës që është shumë trashëgimi e dhimbshme e i bie që ne po e kapërcejmë pa e trajtuar siç kemi kërkuar vite me radhë disa nga këto aspekte po jo vetëm këto. Adresimin e përgjegjësive penale për krimet e luftës që ka bërë Serbia në Kosovës, dëmshpërblimet e luftës, reparacionet, zbardhjen e fatit të personave të pagjetur kthimin e të mirave materiale....Nuk e kuptoj si mund të ketë një pajtueshmëri për të kapërcyer trashëgimin e të kaluarës pa i zgjidhur këto çështje fundamentale, por po ashtu kaq e papranueshme dhe e rëndë ndoshta më e rënda është edhe fjala e tretë e preambulës së kësaj marrëveshje ku nga njëra anë përmendet faktet historike dhe nga ana tjetër pajtohen palët që mos të paragjykon pikëpamjet e tyre sa i përket statusit apo siç dëshiroi të na e relativizojë kryeministri statuseve”, tha ai.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se nga koha kur para dy viteve bisedoj për marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë në qendër, Kurti ka përfunduar me një kompromis që në qendër e ka Asociacionin.

Krasniqi: Kryeministri ka përfunduar me kompromis që në qendër ka Asociacionin

“Për mua është vërtet e vështirë ta arsyetoj dhe ta kuptoj që kryeministri i Kosovës ka pranuar që tash e tutje as të mos të kërkojmë njohjen de-jure nga Serbia dhe kjo e fundit rrjedhimisht lirohet nga çfarëdo detyrimi ndaj Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për ta njohur pavarësinë tonë. Nga situata e para dy viteve kur gjithë acetatët tanë flisnin për marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme ndërkombëtarisht obligative me njohën e ndërsjellë në qendër kryeministri i Kosovës ka përfunduar në një kompromis tepër të rëndë të një marrëveshje të përkohshme që më se ka njohjen në qendër e ka Asociacionin ndoshta autonomin në qendër dhe me pranin e faktit që Serbia më nuk ka nevojë me na njohur si shtet”, tha ai.

Kreu i PDK-së u shpreh se neni 7 i dakordimit për marrëveshje më 27 shkurt në Bruksel është shumë problematik dhe rrezikon të sjell autonomi.

Krasniqi: Kryeministër nuk po të akuzoj për tradhti, por marrëveshja është e keqe

“Neni 7 është jashtëzakonisht problematik më shumë problematik se neni 10 që flet për Asoocionin është vërtet që Asociacioni është obligim i trashëguar dhe si i tillë do të kishte kuptim në kuadër të një marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë. Nuk po e akuzojmë që e ka sjell kryeministri, i ka ndërruar fjalët për 100 sene ky edhe për këtë që ka ndërruar fjalë nuk është fundi i botës....Nuk po të akuzoj kryeministër që je t’u bë tradhti unë vetëm po them se është marrëveshja e keqe në këtë pikë...Ky nen 7 rrezikon me sjell një autonomi politike dhe substanciale.... Neni 7 është më problematik se sa që po thua nuk ka të bëjë vetëm me atë kornizë neni 11 është një pikëpyetje e madhe të shohim çka do të bëni për atë plan impelemtnimi për të cilin nuk jam aspak optimistë që mund të arrini ndonjë dakordësim, sepse besoj ju do të mundoheni me i mbrojtur interesat e Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku ia përmend postet politike me emrat e shefave, Kusari-Lila e akuzon për gjuhë mizogjene

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka replikuar me deputeten Mimoza Kusari-Lila, duke ia përmendur pozitat politike që ajo ka mbajtur.

“Ish-këshilltares të Bajram Rexhepit në PDK, të ndjerit, ish-nënkryetares së Behgjet Pacollit në AKR, ish-zëvendëskryeministres së Hashim Thaçit në Qeveri, ish-partneres së koalicionit dhe ish-deputetes së Isa Mustafës në LDK dhe shefes se Grupit Parlamentar të Albin Kurti dhe s’po flas për pesë persona, por për një, nuk mund t’i flas që s’e kupton e që është moraliteti dhe kurrizi politik”.

Kësaj iu përgjigj ashpër Kusari-Lila nga foltorja.

Pasi ia përmendi se ndërrimin e partnerëve të koalicionit, Kusari-Lila tha se kjo gjuhë e përdorur nga Abdixhiku është mizogjene.

“Sa i përket gjuhës seksiste, mizogjene që përdorni ndaj një gruaje, se s’jeni i pari, që mundoheni të bëni asociimin e një gruaje me burra të tjerë”.

Ajo tha se ka qenë në vetëm dy parti, AKR dhe Alternativa.

“Të gjitha këto lëvizje që mundoheni t’i bëni para qytetarëve të Kosovës, ta dini që e kanë vetëm një qëllim; për ta ushqyer një gjuhë të urrejtjes ndaj gruas në politikë. Dhe kjo është fytyra juaj e vërtetë që e përsërisni për herë të dytë në Kuvend. Nuk e keni bërë herën e parë pa qëllim, nuk e bëtë as herën e dytë. Njëjtë sikurse unë mund t’i them unë dikujt nga partia juaj zëvendëskryeministër i Albinit, ministër i Punëve të Jashtme i Hashimit, bashkëpartner i Behgjetit, bashkëpartner i Fatmirit, bashkëpartner i Ramushit. Të gjithë këta që po i përmendi, partia juaj ka bashkëpunuar”. 

“Vergangenheitsbewltigung”: Krasniqi thotë se fjala që e tha Kurti përmendet për historinë e nazizmit

“Vergangenheitsbewltigung” – Një fjalë mjaft të gjatë në gjuhën gjermane e përmendi sot kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ku foli për planin evropian të iclit tashmë i ka thënë “Po”.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Memli Krasniqi, fillimisht i tha se nuk kishte faj që nuk e shqiptoi mirë.

“Fjala jashtëzakonisht interesante, s’ka faj kryeministri që nuk mundi me e shqiptu edhe për gjermant besoj që është zorë, se është fjalë e gjatë.” – tha ai.

Sipas Krasniqit, kjo fjalë përdoret në diskutimin publik që një shoqëri e bën për “çështjen e rëndë në të cilën ka kaluar”.

Ai madje, shtoi se gjermanët e përdorin këtë fjalë për trajtimin e historisë së tyre të nazizmit.

“Gjermant e kanë përdorë këtë fjalë që kryeministri e përmendi për me e trajtu historinë e tyre të nazizmit dhe nuk është një fjalë që lidhet me kontekstin tonë aktual.” – ka thënë ai gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, për temin “Vergangenheitsbewltigung”, Kurti tha se nuk nënkupton harresën, por ballafaqimin me të kaluarën.

Deputetët tallen me gjermanishten e Kurtit, ai përdor telefonin për t’ua shpjeguar

Kryeministri i vendit Albin Kurti po raporton në Kuvend lidhur me dialogun me Serbinë dhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Kurti ka folur nocionin “overcome the past” për të cilin ka thënë se përbën një detyrim për palët që të adresojnë të kaluarën e jo të harrojnë atë.

“Ky nocion është konceptualisht dhe lideralisht në orgjinal i quajtur gjermanisht. “Vergangenheitsbewältigung”. Tash aksenti im është padyshim jo i duhuri. Po jua lëshoj një audi se si thuhet kjo fjalë në gjermanisht”, ka thënë kryeministri Kurti i cili më pas ka lëshuar një audio se si në fakt shqiptohet kjo fjalë.

Kjo situatë shkaktoi edhe të qeshura në sallë.

LVV: Plani evropian nuk pengon Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se nuk e kanë parë më herët të njëjtin ngulm dhe guxim pas marrëveshjes së shtatorit 2020 në SHBA, e cila sipas saj solli Minishengenin dhe Moratoriumin.

Deputetja Kusari-Lila në seancën ku po raporton Kurti për dialogun, tha se dakoridimi i 27 shkurtit në Bruksel dallon me atë në SHBA-së, pasi Serbia nuk mund ta pengojë Kosovën të aplikojë në organizata ndërkombëtare.

Kusari-Lila: Me këtë marrëveshje Serbia nuk mund ta pengoj Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

“Të njëjtin ngulm dhe as të njëjtin guxim nuk u pamë dhe nuk u dëgjuam pas marrëveshjes së shatorit të vitit 2020 e mbani mend se çfarë kanë qenë disa nga dispozitat e asaj marrëveshje... Keni nënshkruar moratorium për aplikimi të organizata ndërkombëtare moratorium për kërkesë të njohjeve nga shtetet tjera jo njohëse moratorium përveç se ishit vetë me mandat jo kushtetues e nënshkruat një marrëveshje jo kushtetuese dhe me atë moratorium ju deklaruat se për 1 vit të tërë nuk do të kërkoni nga askush të njoh subjektivitetin e Kosovës. Cila është e kundërta e kësaj marrëveshje kjo marrëveshje thotë se në asnjë organizatë ndërkombëtare Serbia nuk mund ta pengoj Kosovën të aplikoj asnjë zero”, tha ai.

Deputetja e LVV-së u shpreh po ashtu se LDK-ja e ka paguar çmimin e gabimeve, por nuk e ka mësuar mësimin.

Kusari-Lila: Gabimet janë paguar shtrenjtë në veçanti për LDK

“Në këtë proces unë e kuptoj se mund të ketë gabime dhe gabimet janë paguar shtrenjtë në veçanti për LDK, një rrëzim i qeverisë Kurti 1 me ditët që janë numëruar nga ambasadori Grenell i dekoruar nga Vuçiq deri tek ajo çfarë aktualisht u ballafaquat me zgjedhje rezultati në 12% të paktën do të duhej ta merrni mësimin dhe mësimi është se në situatën kur nuk ke sinqeritet, në situatën kur nuk reflekton në gabime që i ke bërë në situatën kur e vendos oportunizmin dhe pozitën tënde që të rrëzosh kryeministrin që i shërben si zëvendëskryeministër....Zotëri Abdixhiku si ish ministër i Kurti 1 asnjëherë të vetme nuk kam dëgjuar ta ngritësh zërin për Minishengenin, për moratoriumin për rrëzimin e qeverisë Kurti 1”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat