Përplasje të ashpra në Kuvend, Kurti lëshon seancën për dialogun- thotë se mund të vazhdojë debatin nga ora 22:00

Aktuale

Përplasje të ashpra në Kuvend, Kurti lëshon seancën për dialogun- thotë se mund të vazhdojë debatin nga ora 22:00

Nga: Bota sot Më: 2 mars 2023 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 11:23 më 02.03.2023
Albin Kurti

Kujtim Shala propozon tri amandamente në Kushtetutën e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit e ka nisur me propozimin e deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili i mbështetur nga 39 deputetë të tjerë ka propozuar amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës.

Konjufca tha se këto amandamente si kryetar i Kuvendit do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Konjufca: Shala bashkë me 39 deputetët të tjerë kanë propozuar amandamentet në Kushtetutën e Kosovës

“Deputeti Kujtim Shala i mbështetur nga 39 deputet të tjerë më 27 shkurt të këtij viti ka propozuar amandamentet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, amandamentet 27, 28 dhe 29 në Kushtetutën e Republikën e Kosovës të propozuar nga deputeti Kujtim Shala dhe të mbështetur nga 39 deputet të tjerë, këto amandamente i plotësojnë kushtet sipas nenit 144 të Kushtetutës për fillimin e procedurës për fillimin e amandamentimit e Kushtetutës së Kosovës dhe i dërgohen Gjykatës Kushtetuese për ta vlerësuar paraprakisht nëse ndryshimet e propozuara nuk e pakësojnë ndonjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në kapitullin 2 të Kushtetutës. Ndërkohë amandamenti numër 27 i propozuar nga Qeveria e Kosovës është proceduar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim paraprak andaj radhitja e amandamenteve mund të ndryshoj me rastin e miratimit të tyre në seancën plenare.. Komisioni e ka kryer punën e vetë dhe i ka formuluar pas kësaj pune profesionale amandamentet të cilat do t’i dërgoj unë si kryetar i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, tha Konjufca.

Krasniqi i kërkon Kurtit raportim: Prezenca e kryeministrit sot, e domosdoshme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po ashtu e ka mbështetur kërkesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që kryeministri Albin Kurti të raportojë në kuvend mbi marrëveshjen e propozimit evropian.

Sipas tij, kjo është një çështje tejet e rëndësishme për të cilën kryeministri Kurti nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë

”Nuk e kuptoj çfarë pune më të rëndësishme ka sot kryeministri, sesa me ardhë e me u deklaru para qytetarëve, për një marrëveshje të cilën thotë se e ka miratu pa e sjell në kuvend”.

”Ajo marrëveshje nuk mund të hyjë në fuqi pa u sjell në kuvend për ratifikim”.

”Ky proces ka degraduar në një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër. Për t’ju adresuar mocionit që u bë, ne absolutisht mbështesim kërkesën për debat”.

”I kemi dy mundësi, ta vazhdojmë debatin e mëparshëm të ndërprerë ose të nisim një seancë të re. Ai debat është ndërprerë për shkak të ikjes, mungesës së kryeministrit. Edhe sot prezenca e kryeministrit është e domosdoshme. Nuk ka pse me ikë prej deputetëve dhe s’ka pse të frikësohet nga ne”.

Abdixhiku kërkon në Kuvend që Kurti të raportojë për dialogun, fjala e tij përcillet me zhurma

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku kërkon që pika e parë e seancës së sotme të jetë raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin që e kishte me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, më 27 shkurt.

Teksa ai ka folur për dialogun me Serbinë, Abdixhiku tha se “zhurma e deputetëve të VV-së tregon frikë“.

Abdixhiku kërkoi nga çdo grup parlamentar që ta përkrah mocionin për raportimin e kryeministrit.

”Në vitin 2020 keni kërkuar marrëveshje me njohje“, tha Abdixhiku teksa tregonte se Kurti ka ndryshuar qasje.

Kuvendi i Kosovës po e mban seancën e radhës dhe opozita po kërkon që kryeministri të raportojë.

“Kapen” në Kuvend, Kusari-Abdixhikut: Këtë fjalor përdore në selinë e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar mocion procedural që kryeministri i vendit, Albin Kurti të raportojë në Kuvend pas procesit dialogues në Berlin.

Ai para deputetëve tha se kërkon mbështetjen e çdo grupi që kryeministri të ftohet për të raportuar mbi procesin atje.

“Propozoj mocion procedura që si pike e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeminsitrit të Kosovës pas procesit dialogues konform nevojës se kohës për informim te sakte, kërkojmë mbështetjen e çdo grupi parlamentar zhurma dhe frika e deputetëve të pushtetit është e paarsyeshme, jeni shumë në numër jeni pak në guxim”, tha Abdixhiku.

Ndërkaq, pas Abdixhikut fjalën mori deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila e cila tha se fjalorin që Abdixhiku e përdori në Kuvend duhet ta përdorë vetëm në selinë e LDK-së.

Duke qenë se procedurat e seancës janë të qarta ne rregulloren e Kuvendit, duke qenë se kemi ardh të trajtojmë 59 pika t e përmbyllura, edhe piken Dialogu Kosovë-Serbi, që është ndërprerë nga opozita. Mocionin e kombinuar me fjalim patetik te fjalorit te Adbixhikut ja rekomandoj ta bejë në selinë e LDK- së, sepse ai filloi te bej analize te marrëveshjes, analize komperative te marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij. Para se te ngrej alarmin për marrëveshjen e dakorduar në parim, dua t’ia kujtoj e ai ka kritikuar Kurtin për izolim të Kosovës”, tha Kusari-Lila.

​Kuvendi vazhdon seancën me 52 pika të papërfunduara

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara të vitit 2022, por edhe të këtij viti.

Sipas njoftimit, seanca nis në orën 10:00, në të cilën ndër të tjera është paraparë votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031, interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Gjithashtu, e papërfunduar është edhe debati parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dhe shumë pika të tjera.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022 dhe 22 shkurt 2023:

5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 - efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,

14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,

15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:

1. Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022 dhe 8 shkurt 2023:

10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

11. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,

12. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,

16. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,

19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,

22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,

23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,

24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,

25. Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,

26. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

27. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

29. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

IV. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022:

1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:

5. Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,

7. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt 2023:

18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës,

19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,

22. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,

23. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare,

24. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023:

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,

16. Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,

17. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

VIII. Vazhdimi i Seancës plenare, e filluar më 13 shkurt 2023:

1. Debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

IX. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:

8. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,

11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,

12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,

13. Propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat