Me pas qenë Hashim Thaçi në Kosovë propozim evropian do ishte nënshkruar që moti.
Kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.
Duke folur për takimin e 18 marsit në Ohër në kuadër të dialogut me Kosovë – Serbi, Haliti tha që mundësitë janë të vogla që deputetët e PDK-së ta kundërshtojnë këtë marrëveshje.
“Me pas qenë Hashim Thaçi në Kosovë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruar që moti. Tani problemet janë ndryshe, nuk po them që nuk funksionon si në kohën kur ka qenë Thaçi këtu. Por, ne kemi të drejtë të bëjmë politikë opozitare edhe në raport me Lëvizjen Vetëvendosje edhe në raport me Albin Kurtin. Nuk e besoj që mund të ketë njerëz nga PDK-ja që do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje”, deklaroi Haliti në emisionin “Këndi i Debatit”.
I pyetur se a është i gatshëm ta votojë këtë marrëveshje në Kuvend në qoftë se kërkohet, Haliti theksoi që nuk do donte që Grupi Parlamentar i PDK-së të votojë kundër kësaj marrëveshje.