Luljeta Aliu ka reaguar ashpër ndaj komenteve shpifëse ndaj saj.
Ajo madje edhe i ka publikuar disa nga to, duke i qujatur poshtërsira,
Ajo ka thënë se ka luftuar çdoherë që pozita e gruas të forcohet në Kosovë, por “sojit të këtyre mallku i qoftë çdo minutë e mundit tim, e ju raftë me përjetu në lëkurë të veten atë që e kam kalu unë”.
Postimi në Facebook:
Ma poshtërsina se do njerëz që folin lidhje pa lidhje, e shpifin, nuk ka. Sidomos kur janë gra dhe shpifin e folin gjithçka kundër meje. Boll shumë kam punu për me iu siguru grave të Kosovës një jetë më të sigurtë, por sojit të këtyre mallku i qoftë çdo minutë e mundit tim, e ju raftë me përjetu në lëkurë të veten atë që e kam kalu unë.
Nuk kam tradhëtu unë, po e kam zanë unë sih burrin tu më tradhëtu. Plus ka qenë i dhunshëm edhe e kam lajmëru në polici, diçka që soji i juj as në andërr nuk guxon me pa. E pasurinë e kemi kriju gjatë martesës edhe gjysma me takon mu edhe çare nuk ka pa u nda drejtësia në favor temin, se unë i kam krejta faktet. E ju plasni ishalla! Soji i juj ta gërditë edhe kauzën e angazhimin, bre fundërrina e ulëta.