Komentuesi i kërkoi që të distancohet dhe të mos ngrejë dolli me Haradinajn, Kurti godet ashpër
Sonte kryeministri Albin Kurti ishte i ftuar në një intervistë në ‘Debat Plus’ ku ndër të tjera kishte mundësinë t'iu përgjigjet edhe disa pyetjeve të qytetarëve.
Ishte një qytetar që i kërkoi Kurtit të distancohet nga personat e korruptuar dhe të mos ngrejë dolli me ta.
Kreu i ekzekutivit tha se nëse qytetari e ka fjalën për dollinë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, atëherë ka bërë shumë mirë që ka shkuar në shtëpinë e tij dhe e ka cakërruar gotën.
Tutje Kurti tha se ajo ishte për nder të Epopesë së Dukagjinit dhe se Haradinaj ishte pjesëmarrës në ballafaqim të ashpër me Serbinë.
“Nuk e di për kë e ka fjalën, unë natyrisht nuk preferoj shoqërimin e lëre më bashkëpunimin me të korruptuarit. Unë nuk e di kush sa është i korruptuar. Nëse e ka fjalën për atë dollinë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ajo ishte në 25 vjetorin, pra ishte një situatë e jashtëzakonshme. Aty zoti Haradinaj, i cili ishte pjesëmarrës në ballafaqim të ashpër me Serbinë, ai ishte i zoti i shtëpisë. Pra, unë kam mundur të mos shkoj, që mendoj që kishte me qenë gabim të mos shkoj. Nëse kam shkuar, është gabim të mos cakërroj gotën. Unë besoj që kam vepruar mirë, sepse Epopeja e Dukagjinit është lavdi jo vetëm e familjes Haradinaj, por e gjithë kombit shqiptar“, u shpreh Kurti.
Kurti flet për pozitën e opozitarit dhe atë të kryeministrit: Mirë janë të dyja për mua
Kryeministri Albin Kurti ka treguar se si e sheh politikën nga pozita e kryeministrit dhe si e kishte parë nga ajo e opozitarit.
Sipas Kurtit, në opozitë nuk është se angazhohesh për program qeverisës por bën më shumë kritika kurse si kryeministër politika është shërbim, program më të cilën i mat ministrat dhe veten.
“Nëse politiken në opozitën e kam parë si betejë dhe përpjeke sotme duhet ta shohë si program dhe shërbim, ne opozite nuk është se angazhohesh për të insistuar në program, por me shumë bën kritika për diçka më mirë dhe me ndryshe.
Ndërsa si kryeministër politika është shume shërbim dhe është program karshi së cilës i mat ministria dhe vetën, mire janë të dyja për mua”, tha Kurti.
Kurti tregon pse nuk ka vizituar ish-krerët e UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar pse nuk ka vizituar ende ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
Ai ka thënë se mendon që vizita e tij atje nuk do të ndihmonte, por se flet me avokatët vazdhimisht.
“Unë kam konsideruar se vizita ime atje nuk ndihmon. Më shumë ndikon takimi me avokatët sepse jam i interesuar që ata të ndajnë me mua se cka krejt planifikojnë ta bëjnë si mbrojtje, e pastaj të koordinohemi se kurrsesi të mos dëmtohet lufta e UÇK-së”, tha ai në Dukagjini.
Ai shtoi se është imperative që të mbrohet edhe lufta e UÇK-së.
“Kjo është më e rëndësishmja për mua. Si mund të mbrojmë luftën nacional çlirimtare, kjo është më e rëndësishme se sa mbrojtja e vetëm një klienti, që e bën një avokat. Unë them se lufta jonë ka qenë e drejtë dhe duhet të mbrohet”, përfundoi ai.
Kurti kritikon Thaçin: Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri, situata do të ishte ndryshe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar marrëveshjen e vitit 2013 në mes të Kosovës dhe të Serbisë dhe shton se pak kohë pas saj është nënshkruar edhe marrëveshja në mes të ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me NATO-n që ndalon hyrjen e FSK-së në veri të Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të futet në veri të vendit pa lejen e NATO-s.
Kurti thotë se kjo e ka dëmtuar shumë Kosovën sa herë që vendos të futet në veri, pasi që konfrontohet me NATO-n.
“Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri nuk do të ishte situata kështu. Tash çfarëdo hapi na konfronton me NATO-n”, tha ai në Dukagjini.
Kurti i përgjigjet qytetarit për xhipat e zi
Kryeministri Albin Kurti, i është përgjigjur një qytetari që e kishte pyetur se çfarë ndjenje është të udhëtosh me xhipa të zi.
Kurti ka thënë se nuk është ndjenjë e mirë dhe se nuk i pëlqen fare as xhipat e zi as të bardhë.
“Por është protokolli i sigurisë.
Nëse unë kërkoj që të lirohem nga ky protokoll i sigurisë atëherë duhet te nënshkruaj një krahë letra, dhe duhet liruar njerëzit e sigurisë”, tha Kurti.
Kurti ‘nervozohet’ me gazetarin live në emision
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ‘nervozuar’ gjatë intervistës që po zhvillon në RTV dukagjini, pasi nuk po mund ta përfundojë fjalinë për marrëveshjen me Serbinë.
Ai i është drejtuar gazetarit Ermal Panduri duke i thënë se “kam menduar që më keni ftuar për të folur”.
“Unë kam menduar që më keni ftuar për të folur, a për të dëgjuar, unë mundem t'ju dëgjoj pa problem, por unë mendoja se me keni thirrur për të folur.
Për mua është e qartë se më shumë jeni të interesuar që t'ju dëgjoj unë juve, se ju mua”, tha Kurti.
Kurti tregon se kush do ta shkruajë statutin për Vetëmenaxhimin, përmend Rakiqin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me pikën e Vetëmenaxhimit të përfshirë në Marrëveshjen e Ohrit.
Kurti ka treguar përbërjen e ekipit të mundshëm që do ta shkruajnë statutin për Vetëmenaxhim.
“Duhet të dihet mirë statusi i ekipit menaxhues, para se të draftojnë statute për vetëmenaxhim. Ekipi përbëhet nga gjashtë veta, janë emëruar në shtatorin e vitit 2020 dhe vendimin e ka marrë ish zv-kryeministri Goran Rakiq nga Lista Serbe, e cila dha dorëheqja nga qeveria ime,”- ka thënë Kurti, duke shtuar se në këtë ekip janë, “dy serbë nga veriu, dy serbë nga jugu, shefi i OSBE-së dhe ministri i administrimit të pushtetit lokal.”
Tutje, kreu i ekzekutivit ka treguar se ky ekip do të duhej ta bëjë statutin për Asociacionin.
“Në bazë të marrëveshjes së 2015 ky ekip menaxhues do duhet ta draftojë statutin e Asociacionit. Nuk e di saktësisht kush është në përbërje, por është evidente që duhet të dihet statusi i ekipit,”– ka thënë ai.
Kryeministri Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ftuar sonte në emisionin ‘Debat Plus’ ka shpjeguar termin ‘vetmenaxhim’ i komunitetit serb në Kosovë lidhur me neni 7 të planit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Kurti tha se termi vetmenaxhim nuk i referohet komunave, por komunitetit.
Ai tha se vetmenaxhimi ka të bëjë me identitetin që kanë banorët, jo me territorin ku banojnë.
“Vetmenaxhimi përket nenit 7 që thotë vetmenaxhim për komunitetin serb, nuk thotë për komunat, nëse vetmenaxhimi do të ishte tek komunat atëherë do të kishte të bënte me vetëqeverisje, mirëpo vetmenaxhimi nuk I referohet serbeve në territorin ku banojnë por, në identitetin që kanë. Pra, komuniteti serb do të ketë vetmenaxhim”, tha Kurti.
Pyetet se a do ta shkarkojë Martin Berishajn, ja çka thotë Kurti
Kryeministri i Kosovës, nuk ka dhënë shenja se ambasadori i Kosovës, në Kroaci, mund të shkarkohet nga pozita e tij.
Kurti e ka thënë se kundër ambasadorit Berisha është bërë fushatë e egër në Kosovë por edhe në Serbi.
“Ai po e pret procesin të kryhet. Në këtë fushatë të egër që është zhvilluar për Martin Berishën, në Kosovë, Serbi e në Slloveni, gjithashtu edhe për kryeministrin aktual, i cili e ka quajtur shpifje e shpikje.
Duhet të presim, edhe km slloven thotë kështu. Është fushatë e madhe ku është edhe Serbia brenda. Nuk bën të sprapsemi tash. Berisha e ka dhënë qëndrimin e tij”, ka thënë ai.
Kurti: Brenda fushatës kundër Martin Berishajt është edhe Serbia, nuk bën të zmbrapsemi tash
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për ambasadorin Martin Berishaj, për të cilin thotë se është zhvilluar fushatë e egër ndaj tij në Kosovë, Serbi e në Slloveni.
“Martin Berishaj e ka dhënë shpjegimin e vet dhe po e pret procesin që të kryhet. Në këtë fushatë të egër që është zhvilluar kundër Martin Berishaj në Kosovë, Serbi e në Slloveni, gjithashtu kundër kryeministrit aktual i cili e ka quajtur shpifje, shpikje këtë. Ne duhet të presim. Edhe kryeministri slloven po thotë kështu”.
Ai tutje tha se brenda kësaj fushate është edhe Serbia, e që sipas tij, Kosova nuk bën të zmbrapset tani.
“Kjo është një fushatë e madhe që po zhvillohet ku është edhe Serbia brenda, nuk bën të zmbrapsemi tash. Berishaj e ka dhënë shpjegimin e vet publikisht. Unë nuk mendoj që as s’mund t’i di, e as s’duhet të hyjë në detajet e kësaj çështjeje, përveç nëse nuk kam edhe unë dëshirë të ia plotësoj dëshirën atyre që po dojnë me mu kap dikund”, tha Kurti.