Kryetari i KQZ-së vizion qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi e ka vizituar qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut.
Ai është njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe ka bërë thirrje që të qytetarët të votojnë.
Rreth 360 është numri i vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për të vëzhguar zgjedhjet e së dielës.
Nga 44 sa kanë qenë në të kaluarën, kësaj radhe do të jenë 19 qendra votimi, e shumica prej tyre do të improvizohen në kontejnerë.
Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19, me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta, me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative, me gjithsej 28 vendvotime.
Për zgjedhjet në veri do të shtypen 43 mijë e 500 fletëvotime.
Veriu shkon në zgjedhje me vetëm një kandidate serbe
Alleksandar Jabllanoviq, kandidat i Partisë së Serbëve të Kosovës për kryetar të Leposaviqit, është tërhequr nga gara vetëm tri ditë përpara zgjedhjeve të 23 prillit.
Në garë mbeten dhjetë kandidatë, në mesin e tyre vetëm një nga komuniteti serb.
Të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, disa qytetarë në veri të Kosovës thonë se nuk ka atmosferë zgjedhore në komunat e tyre.
Asnjë votues deri tani në qendrën e votimit në Jarinjë
Deri tani, askush nuk ka dalur për të votuar në Qendrën e votimit në pikën kufitare në Jarinjë.
Kjo qendër ka 5 mijë votues, të gjjthë votuesit janë nga komuniteti serb.
Përveç komisionerve shqiptarë në këtë qendër ka dhe vëzhgues nga komunitetet e tjera.
E diela e 23 prillit është dita kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Që të tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë mbetur pa kryetarë të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.
Në garë për kryetarë të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.
Pantoviq pas votimit: Ka ardhur koha për ndryshme në Komunën e Zveçanit, serbët do të dalin në votime
Kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, ka votuar në qendrën e votimit e cila gjendet krejt pranë stacionit të policisë në këtë komunë.
Me këtë rast, në një prononcim për media ajo deklaroi se ka ardhur koha për ndryshime pas qeverisjes dhjetëvjeçare të Listës Serbe në këtë komunë.
Pantoviq: Pres që për qytetarët e Zveqanit të jetë më mirë se që ka qenë
“Po pres për qytetarët e Zveqanit se do të jetë më mirë se sa që ka qenë deri më tani, që zgjedhjet do të mbahen të qeta, në mënyrë të qetë dhe pa incidente, sepse mendoj se zgjedhjet po mbahen dhe duhet të mbahen në paqe, në dashuri dhe respekt për popullin dhe jo me urrejtje, kërcënime dhe shantazhe”, tha ajo.
Kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet e 23 prillit që po mbahen në veri të vendit është shprehur optimiste se edhe serbët do të dalin në votime.
Pantoviq: Serbët do të dalin në votime
“Kjo është disi një rregulli im, kush do të dalë, unë mendoj që populli do të dal, do t’iu ngjallet ndjenja. Kush del e falënderoj kush nuk del po njësoj. Çfarë të them ne këtë situatë e cila është specifike nuk kam koment, mendoj nuk mund të them përafërsisht sa votues pres që do të dalin, apo diçka po, në çdo rast shpresoj se do të ketë”, tha ajo.
Në Komunën e Zveçanit të drejtë vote kanë 6 mijë e 998 persona.
Në fshatin Çabër deri më tani kanë votuar 50 qytetarë
Në komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.
Në fshatin Çabër të Zubin Potokut, në Qendren e Votimit në shkollën “Osman Rama”, deri më tani kanë votuar 50 persona.
Sipas menaxherit të kësaj qendre, Enver Hasani, kanë të drejtë vote 1 mijë e 534 qytetarë.
Pjesëmarrje e zbehtë në votime
Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në terren raportojnë për pjesëmarrje të ulët në votime për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.
Gazetarja Sandra Cevtkoviq thotë se në një vendvotim në Zveçan, ku ka votuar kandidatja për kryetare e kësaj komune, Sllagjana Pantoviq, nuk ka votuar deri më tash askush tjetër përpos saj.
Ngjashëm raportohet të jetë situata edhe në komunat e tjera: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Sipas korrespondentëve, votues shihen vetëm në ato lagje ku jeton komuniteti shqiptar./REL
Hasani: Le të dalin të votojnë shqiptarët edhe serbët për dy kandidatë që janë në listë
Drejtori i Shkollës në fshatin Çabër, Enver Hasani, ka folur për procesin e zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Lokale në veri të Kosovës ku ka thënë se materiale kanë ardhur në kohë dhe qendra votimit është hapur në kohë.
“Numri i votueseve në këtë qendër është 1 mijë 53, por këtu përfshihen edhe votuesit serbë nga fshatit Zubçë”, ka thënë ai.
Sipas tij votues shqiptarë nga Çabra janë mbi 800 persona, ndërsa pjesa tjetër ka thënë se janë serbë nga fshatit i Zubçë.
“[Nga qytetarët serbët] nuk ka pasur interesim, banoret e fshatit Çabër janë duke shfrytëzuar të drejtën e votës. Për momentin nuk është numri i madh por, nga dy, nga tre janë duke ardhur për të votuar”, ka theksuar Hasani.
“Le të dalin të votojnë shqiptarët edhe serbët për dy kandidatë që janë në listë që të mundësohet certifikimi i zgjedhjeve dhe me funksionua komuna”, ka shtuar ai.
Ndërsa sa i përket sigurisë, ajo është e qetë sipas tij dhe uron që të vazhdojë kështu deri në fund të procesit.
Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”: Institucionet të formohen shpejt
Kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”, ka votuar në shkollën fillore “Aziz Sylejmani".
Në një deklarim të shkurtër për media, ka thënë se shpreson që të formohen sa më shpejt institucionet.
“E kreva një obligim qytetar. Shpresoj se shumë shpejt kanë me u formuar institucionet e komunës, qytetarët kanë shumë nevojë për institucione”.
“…tash e sa muaj si qytetarë jemi duke hekur keq për institucione, ka shumë nevojë dhe shpresoj se shumë shpejt do t’i formojmë institucionet”, tha ai.
Pak votues në Suhodoll të Mitrovicës së veriut
Në fshatin Suhodoll në shkollën “Azis Syjlemani” në Mitrovicën e veriut sipas menaxherit të kësaj qendre, për më shumë se një orë kanë votuar vetëm dy persona.
Që të tria komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.
Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.
Nga stacionet policore, kontejnerët që do të përdoren si qendra votimi në zgjedhjet e së dielës në veri, janë shpërndarë nëpër terren.
Objekte të tilla janë vendosur në 13 lokacione në katër komunat me shumicë serbe.
Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e tyre LS e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar zgjedhjet nuk është pritur mirë nga ndërkombëtarët.
Lajmërohet Radojiçiq: Populli serb do të tregojë se ka shtet, shtetin e Serbisë
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq ka folur për zgjedhjet e sotme që po mbahen në veri.
Sipas tij në këto zgjedhje serbët në Kosovë do të tregojnë se shtet e kanë Serbinë.
“Nesër, populli im serb në veri të Kosovës dhe Metohisë do t’u tregojë të gjithëve se ka një shtet, Serbinë, një flamur me të cilin krenohet dhe se i drejtohet një presidenti dhe komandanti suprem, Aleksandar Vuçiqit”, ka thënë Radojiçiq, shkruan tanjug.
Zgjedhjet tutje i ka quajtur “të rreme dhe jodemokratike”.