“Mshele gojën” / Përplasje e ashpër e Haki Abazit me deputetët e LVV-së

Aktuale

“Mshele gojën” / Përplasje e ashpër e Haki Abazit me deputetët e LVV-së

Më: 26 prill 2023 Në ora: 08:15 Përditësuar në ora: 13:09 më 26.04.2023
Haki Abazi

Ferat Shala- Armend Mujës: Me ty nuk flas, dua të replikoj me Bekim Haxhiun që të nxorri nga burgu për korrupsion!

Në Kuvend të Kosovës po mbahet seanca e radhës, ku përplasje pozitë- opozitë nuk mungojnë.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka hedhur akuza në drejtim të familjarëve të deputetit të PDK-së, Ferat Shala, për dallavere .

Pas akzuave të Mujës ka reaguar deputeti Shala, ku i njëjti tha se nuk ka punë me Mujën por me Bekim Haxhiun që e ka nxjerrë nga burgu për korrupsion.

“Me këtë nuk replikoj sepse kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun se ta ka pru picën ne stacionin e Policisë dhe të ka nxjerre prej burgut për korrupsion” i tha Shala-Mujës.

Muja: A ka lidhje të shkurtra dikush me Damir Fazliqin e Vuk Hamoviqin?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur në Kuvendin e Kosovës për “lidhjet e shkurtra të korrupsionit” të cilat i ka përmendur Ramush Haradinaj.

Muja ka thënë se Kosova në dhjetë vitet e fundit ka importuar rrymë në vlerë 600 milionë euro nga kompania e Damir Fazliqit dhe Vuk Hamoviqit dhe ka pyetur nëse ka lidhje të shkurtra dikush me këta dy persona që vijnë nga Serbia.

Dikush iu referu lidhjeve të shkurta. Lidhjet e shkurta, Kosova ka importu energji elektrike 600 milionë euro nga Serbia në dhjetë vitet e fundit nga Damir Fazliq dhe Vuk Hamoviqit. A ka pra dikush lidhje të shkurtra me këta dy persona që vijnë nga Serbia. Në kohën e Nagipit që dy vjet s’importohet më rrymë nga Serbia”, ka deklaruar Muja.

Ai tutje ka thënë se KEK-u s’mund të hetohet pa i përfshirë Nijazi Thaçin dhe Arben Xhukën.

Sa i përket lidhjeve të shkurtra. Nuk munesh me hetu KEK-un në 10 vitet e fundit, Nijazi Thaçin dhe Arben Xhuka. Të gjitha pikëpyetjet dhe përgjigjet i kanë këta të dy”, ka shtuar tutje Muja.

​Haradinaj: Kurti është shef i të korruptuarve, krijoi model të veçantë të korrupsionit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e quajti shef të të korruptuarve kryeministrin Albin Kurti.

Në seancën e sotme plenare, ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në KEK, Haradinaj tha se Kurti ka krijuar një model të veçantë të korrupsionit, siç e quajti ai “lidhje e shkurt korruptive duke emëruar dosta në pozita publike”.

Haradinaj: Albin Kurti është shef i të korruptuarve, krijoi model të veçantë të korrupsionit

“Po flasim për një model të veçantë, modeli i korrupsionit të Lëvizjes Vetëvendosje njihet dhe quhet lidhje e shkurt korruptive. Si ndodh kjo, kur një bord ku ka shumë interesa financiare vendosën dostat e vendimmarrësve, kryeministrit që personalisht i ka intervistuar këtë. Ju lutem kuptoni pak pse kryeministri del në foltore e mbron dostin dhe jo prokurorin. Kuptoni pak, vendimmarrësit e tyre e kanë përcaktim lidhjen e shkurt si model të korrupsionit. Albin Kurti personalisht ka intervistuar deri të anëtarët e bordit të ujësjellësve...Ju mundeni me thënë që Albin Kurti nuk është i korruptuar, ai është shefi i të korruptuarve, krijuesi i modelit të korrupsionit, lidhja e shkurt-dostat”, tha ai.

Haradinaj, duke kritikuar ekzekutivin përmendi edhe rastin e tij sa ka qenë kryeministër me ish-prokurorin Elez Blakaj.

Haradinaj: Njëherë për një prokuror e kanë ngritur një vend në këmbë

“Për njërin prokuror njëherë, kryeministri i tashëm e ka ngritur në këmbë një vend vetëm për faktin se atij i është kërkuar një raport për një material që e ka marrë në kryeministri. Pra për dosjen e veteranëve, këta ministra dhe deputetë që janë këtu kanë dal në anën e prokurorët. Kurse tani nuk munden me dal kundër dostat, pro dalin kundër prokurorit”, shtoi ai.

Ndërkohë, ai pati një polemikë në distancë edhe me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Haradinaj: Respektoni pozitën e juaj

“E nderuar ministre nëse keni diçka për të thënë e keni foltoren kur të keni radhën ven këtu. Respektoni pak pozitën e juaj”, tha ai.

Rizvanolli – opozitës: Si është e mundur të dini kaq shumë rreth tenderëve?

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka pyetur deputetët nga opozita se si është e mundur që ata të dinë kaq shumë rreth tenderëve.

Ajo këtë përgjigje e kërkoi në Kuvendin e Kosovës në debatin parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Ministria e Ekonomisë është duke bashkëpunuar me bordin mbikëqyrës të KEK-ut për t’u siguruar se operimet vazhdojnë me sukses”.

Desha të ju pyes se pse përgjatë këtyre dy viteve aq pak keni folur për politikat, por aq shumë dini për tenderët. Nuk do t’ju pyes sepse ju njoh, andaj nuk ka nevojë për përgjigje”.

​Selmanaj kritikon qeverinë: Qasja e tyre ka qenë e papranueshme në KEK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj kritikoi Qeverinë e Kosovës se ka përdorur qasje të gabuar në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Selmanaj, në debatin e sotëm parlamentar për zhvillimet në KEK, pas arrestimit të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, tha se janë të bindur se ky i fundit nuk ka qenë i vetëm në aktivitetet milionëshe dhe të paligjshme të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Selmanaj: Qasja e qeverisë Kurti ka qenë e papranueshme në KEK

“Qasja e qeverisë Kurti ka qenë e papranueshme që nga kapja e kësaj ndërmarrje nga aktivistët dhe funksionarët e Lëvizjse Vetëvendosje, fillimisht me vendosjen e Nagip Krasniqit në pozitën e kryeshefit të KEK-ut, pastaj me zgjedhjen e bordit të kësaj ndërmarrje. Rolin e tyre në LVV e kanë dëshmuar edhe disa deputetë të LVV, ku kjo fatkeqësisht po konsiderohet edhe si mburrje. LDK vazhdimisht ka ngritur shqetësimet e saj për zhvillimet në këtë korporatë që nga mënyrat se si kjo qeveri dhe KEK-u kanë menaxhuar krizën energjetike në periudhën 2021-2022, shtrenjtimin e faturave të energjisë, mënyrën e subvencionimit dhe punësimet familjare”, tha ai.

Selmanaj nënvizoi se hetimi penal ndaj ish-kryeshefit Krasniqi për keqpërdorim të detyrës në KEK nuk duhet të ndalet, madje ai tha se duhet të zbardhet e vërteta edhe për rolin e ambasadorit Martin Berishaj, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryeministrit Kurti.

Selmanaj: Të zbardhet e vërteta edhe për rolin e Berishajt dhe Kurtit në aktivitetet milionëshe në KEK

“Presin që ky hetim penal mos të ndalet deri sa të zbardhet e vërteta, deri në detajet e fundit, përfshirë edhe rolin e ambasadorit Martin Berishaj, ministres së Ekonomisë dhe kryeministrit Kurti në gjithë këtë proces. Jemi të bindur se zotëri Krasniqi nuk ka qenë i vetëm në këto aktivitete shumë milionëshe dhe të paligjshme”, përfundoi ai.

Haxhiu – Haradinajt: Për shkak teje Elez Blakaj e ka lëshuar vendin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka akuzuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, se prokurori special Elez Blakaj për shkak të tij është dashur ta lëshojë Kosovën.

Ajo në Kuvendin e Kosovës kur u fol lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik, tha se kjo ka ndodhur ngase prokurori nuk pati mbrojtje.

Në Republikën e Kosovës një prokuror special është dashur ta lëshojë vendin për shkak teje sepse sa ke qenë kryeministër i ke kërkuar raport me shkrim”.

“Bëhet fjalë për Elez Blakajn, kjo është ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë. Për shkak teje dhe për shkak qasjes tënde i njëjti nuk është mbrojtur”.

​Kusari-Lila akuzon opozitën: Po përdorin ndikimin në prokurori për të sulmuar qeverinë

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila akuzoi sot partitë opozitare se po përdorin ndikimin e tyre në Prokurorinë e Kosovës për të sulmuar Qeverinë Kurti.

Në debatin parlamentar për zhvillimet në KEK, pas arrestimit të Nagip Krasniqit, shefja e deputetëve të LVV-së tha se opozita e përdorën thirrjen e mikut, duke aluduar në prokurorinë që të arrestohet ish kryeshefi i KEK-ut, siç tha ajo edhe pa fakte mirë të argumentuara.

Kusari-Lila: Opozita po shfrytëzon ndikimin në Prokurori

“Analiza e thjesht e arsyetimit për këtë debat parlamentar nga ana e opozitës, e cila edhe një herë fatkeqësisht mban nënshkrimin e ish ministrit të drejtësisë së kësaj opozita e arsyeton mungesën e kredibilitetit dhe mungesën e drejtësisë në vend. Në arsyetimin e saj opozita është thirr në shqetësimin e thellë që ata e kanë për tendencat e kinse pozitës për të ndërhyrë në punën dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë. Por çka po ndodh sot, opozita po mundohet të shfrytëzojë mekanizmin në të cilin ende e kanë ndikimin e tyre, atë të prokurorisë, duke kthyer sallën e Kuvendit në gjykatore. Për të realizuar këtë skenar deri në fund, unë i propozoj opozitës që ta bëjnë edhe një mocion sot dhe nga qendra e paraburgimit ku po mbahet zotëri Nagip Krasniqi të sillet këtu, në sallën e Kuvendit, ashtu duar lidhur siç e nxorën nga gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet operacionale që janë zhvilluar në KEK gjatë 1 viti e gjysmë sa ishte ai drejtor”, tha ajo.

Sipas saj, arrestimi i Nagip Krasniqit ka ndodhur pse i është dhënë dikujt tender e dikujt tjetër jo.

Kusari-Lila: Opozita e përdorën thirrjen e mikut

“Çfarë bëri opozita, e nxori kartën që e kanë më të sigurt, atë që mund të llogaritin në efekte edhe pa fakte mirë të argumentuara. E dinë, përdorin thirrjen e mikut, kjo rezultoi në hetim dhe arrestim spektakolar që në të kaluarën e kemi parë vetëm një herë, tek ish guvernatori i BQK-së Hashim Rexhepi, i cili nxirët duarlidhur. Një paralele me rastin e zotëri Rexhepi nuk ndodhin pse i jep tender dikujt por nëse nuk i jepen tenderë dhe kontrata dikujt tjetër”, tha ajo, derisa përmendi, ato siç i quajti suksese të KEK-ut vitin e fundit.

Kusari-Lila: KEK-u ka fituar 107 milionë euro neto vitin e kaluar

“KEK ka një vazhdimësi të rritjes së performancës financiare e cila ka një nivel të jashtëzakonshëm në vitin 2022. Megjithëse me sfida të jashtëzakonshme, KEK-u realizoi një fitim neto prej 107.7 milionë euro që përbëjnë një rritje të fitimit neto rreth 68 milionë euro në krahasim me vitin 2021”, shtoi Kusari-Lila.

Arrestimi i Krasniqit, Selmanaj kërkon shkarkimin e bordit të KEK-ut

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar shkarkimin e bordit të KEK-ut.

Këto komente ai i bëri në Kuvendin e Kosovës ka nisur të zhvillohet debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

“Jam i bindur se Krasniqi nuk ka qenë i vetëm në këto aktivitete shumëmilionëshe dhe ta paligjshme”.

“Në rastin konkret, përgjegjësia penale është e pamjaftueshme. Shkarkimi i bordit të KEK-ut është më e pakta që mund të ndodhë urgjentisht”.

Haradinaj: Kurti është shef i lidhjes së shkurtë korruptive, mbron dostat

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të zhvillohet debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti e ka instaluar modelin e lidhjes së shkurtë korruptive.

Kujtojmë se kjo seancë është thirrur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesën nga 40 deputetë për këtë seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme.

Tahiri ka njoftuar se gjatë kësaj seance do të kërkojnë përgjegjësi për rastin e arrestimit për korrupsion të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Kusari-Lila propozon që Nagip Krasniqi të sillet në Kuvend për t’u marrë në pyetje

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga opozita që ta përkrah një rezolutë që ish-kryeshefi i KEK-ut, Ragip Krasniqi të sillet në Kuvend për t’u marrë në pyetje.

Këto komente ajo i bëri në seancë e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita pas arrestimit të Krasniqit, i dyshuar për keqpërdorime në KEK.

Nëse ju keni propozuar një rezolutë, po ju kërkoj që edhe i’u të përkrahni edhe një rezolutë tonën që zotëri Krasniqi nga Dubrava të sillet këtu në Kuvend dhe të debatohet me të”.

“Sikur të ishit të bindur se prokuroria e ka të bazuar akuzën ndaj Krasniqit. Betejën e parë e kemi bërë për sektori  energjetik. Ku dësh Mjetet e ndara për t’u ballafaquar me mungesë të energjisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat