Quni mbron Isufajn: Jam dëshmitar se si Blerimi në uniformën e UÇK-së i doli zot atdheut
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka dënuar gjuhën e përdorur nga disa zyrtarë institucional ndaj kandidatit për kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj.
“Dua të flas për një dukuri e pakuptueshme, pamoralshme dhe qëllim keqe, fjala është për përfoljen deri ne demonizim e personaliteteve, zyrtarëve institucionalë të cilët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre ligjore kinse prekin interesat e ndonjë partie politike apo organizimi kriminal”.
“Këtu në kuvend në debate dhe intervista nga zyrtarët shtetëror të mbështetur nga analistët të mbështetur nga partia në pushtet është përmendur kryeprokurori Blerim Isufaj duke e cilësuar atë si të padenjë për detyrën që e ushtron”, u shpreh Quni.
Quni, në seancën plenare të kuvendit, tha se Isufaj e ka dëshmuar vetën gjatë luftës me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe pas luftës duke mbrojtur rendin e ligjin.
“Ai përkundër mandatit dhe autorizimeve ligjore u etiketua si shantazhues, sabotues e tekanjoz i kapur për bishti deri tek përmasat e një monstrumi antikombëtar e antishtetëror – kur cilësimet e tilla bëhen nga zyrtarët shtetëror bëhen të besueshme për një numër të madh të qytetareve, do të ishte e besueshme edhe për mua po mos ta njihja”.
“Jam dëshmitar se si Blerimi në uniformën e UÇK-së i doli zot atdheut, ishte shembull i mirë për të gjithë bashkëluftëtarët – asnjë moment ligështimi madje edhe kur e shikonte vdekjen me sy. Si fitimtar e faqebardhë iu rikthye familjes me gjithë atë ai vazhdoi rrugën tjetër atë kundër kriminele, e rrezikshme për të por e rëndësishme për rendin e ligjin”, tha Quni.
Pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haki Abazi ndërron ulësen në Kuvend
Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin Haki Abazi.
Ky i fundit në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të enjten, ka ndërruar ulësen.
Ai është parë i ulur vetëm, pas ulëseve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Abazi po ashtu është ulur afër deputetit të larguar nga LVV-ja, Fatmir Humolli.
Ndryshe, lidhur me përjashtimin e tij, deputeti ka pretenduar se kjo ka ndodhur pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ia ka përmendur emrin në Kuvendin e Serbisë.
“Një javë pasi Vuçiq më përmendi dy herë emrin në parlamentin serb, erdhi vendimi arbitrar, i pavendosur në asnjë instancë partiake”, ka deklaruar ai.
Basha: Kundërshtimi i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon qartë se Vuçiqi është një hipokrit
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka për qëllim avancimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Basha ka thënë se është në interes të shtetit tonë dhe të BE-së që të përshpejtoj procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.
“Në muajin që lamë pas Kosova shënoj një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kjo ishte si rezultat i një angazhimi të shtuar që bëri qeveria Kurti që nga aplikimi për anëtarësim më 12 maj 2022”, tha Basha.
Deputeti i LVV-së shtoi se për shtetin tonë vendimi i komitetit ministror përbënë një hap historik dhe tejet të rëndësishëm në forcimin e subjektiviteti ndërkombëtar
“Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë të vendit tonë në familjen evropiane”, tha Basha.
Basha akuzoj edhe Serbinë për kundërshtimin që po i bënë anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ai shtoi se kjo nënkupton që Vuçiq nuk i ka në interes komunitetin serb që jeton në Kosovë.
“Kundërshtimi i Serbisë për anëtarësimin tonë tregon qartë se Vuçiqi është një hipokrit që nuk e në interes mbrojtjen dhe avancimin e komunitetit serb në Kosovë, por është vetëm një narrativ e vazhdueshme e politikës së tij e që është pengimi i subjektiviteti ndërkombëtar të shtetit të Republikës së Kosovës”, tha Basha.
Pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar, Abazi ulet afër deputetëve të AAK-së
Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin Haki Abazi.
Ky i fundit në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të enjten, ka ndërruar ulësen.
Ai është parë i ulur vetëm, në krahun e opozitës LDK’së dhe AAK’së, si dhe deputetit Fatmir Humolli i cili gjithashtu nga VV ka dalë si i pavarur.
Deputetët sot zgjedhin nënkryetarin e ri të Kuvendit
Sot pritet të zgjidhet nënkryetari i ri i Kuvendit nga radhët e komuniteteve.
Kjo pas dorëheqjes së nënkryetarit të deritashëm, Bekim Arifi.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka propozuar plotësimin e rendit të ditës.
Propozimi i saj ka kaluar me shumicë votash dhe pas përfundimit të pikave të para, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të zgjedhin nënkryetarin e ri nga radhët e komuniteteve.