Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova është në udhëkryqin e bandave, hajnave, vrasëseve dhe politikanëve milionerë.
Islami thotë se Kosova është eksperiment.
Ai pohon se duhet Kosova të rreshtohet ose me eksperimentin ose ka ndërtimi i shtetit ligjor.
Postimi i plotë:
Kosova në udhëkryqin e bandave, hajnave, vrasëseve, politikanëve milionerë!
Kosova eksperiment, i bërë diku në koordinatat gjeografike të planetit tokë!!
Shtet, pasaportë, polici, autonomi, jo ushtri, jo sovranitet, jo qëndrueshmëri, as mish e as peshk!!!!
Çka është Kosova, asgjë më shumë se një eksperiment.
E tash duhet rreshtuar ose me eksperimentin, ose kah ndërtimi i shtetit ligjor!
Për t’u bërë e dyta, duhet ndershmëri, duhet të duam shtetin tonë, përndryshe e para do të la Kosovën edhe me dekada eksperiment në epruvetën e Serbisë!