Murphy pas takimit me Vuçiqin: Diskutuam për Kosovën, kemi pajtime dhe mospajtime

Aktuale

Murphy pas takimit me Vuçiqin: Diskutuam për Kosovën, kemi pajtime dhe mospajtime

Më: 25 maj 2023 Në ora: 16:15
Chris Murphy, Gary Peters dhe Vuçiqi

Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters gjatë vizitës së tyre zyrtare në Serbi janë takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Senatori Murphy ka shkruar pas këtij takimi, duke njoftuar se temë diskutimi mes tyre ishte edhe Kosova.

“Sapo përfundoi takimi me presidentin serb Vuçiq. Aleksandri është një mik dhe unë gjithmonë kënaqem me shkëmbimin e sinqertë të pikëpamjeve. Ne patëm një diskutim produktiv për Ukrainën, Kosovën dhe dhunën me armë. Kemi marrëveshje dhe mosmarrëveshje dhe i kemi diskutuar të gjitha”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Vuçiq më herët tha se atyre i ka kërkuar që Kosova të formojë Asociacionin siç është nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit.

“E theksova se prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin ekskluziv të vendimit për Asociacionin ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Murphy dhe Peters gjatë qëndrimit në Kosovë janë takuar me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Për çështjen e Asociacionit, ata thanë se Kosova duhet ta themelojë, derisa kanë theksuar se edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat