Gjendje e tensionuar në Zveqan, të shtëna armësh - njerëz të maskuar eskaluan situatën, raportohet për të lënduar

Aktuale

Gjendje e tensionuar në Zveqan, të shtëna armësh - njerëz të maskuar eskaluan situatën, raportohet për të lënduar

Më: 29 maj 2023 Në ora: 07:43 Përditësuar në ora: 11:06 më 29.05.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

KFOR nis bisedimet me protestuesit për t’u shpërndarë

Pjesëtarët e KFOR-it me qëllim të sh’tensionimit situatës në Zveçan, kanë nis bisedimet me protestuesit serbë të cilët po qëndrojnë para objektit të Komunës.

Fillimisht është propozuar që të hiqet një pjesë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të mbesin vetëm dy automjete të tyre, si dhe pjesëtarët e KFOR-it, në mënyrë që protestuesit të shpërndahen.

Megjithatë serbët nuk kanë pranuar duke kërkuar që të aty të hiqen të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të qëndrojë vetëm KFOR-it, në mënyrë që ata të shpërndahen.

Bisedimet po vazhdojnë ende. Para komunës ende ka një numër të madh të protestuesve, mes tyre edhe persona të maskuar.

Lista Serbe ka dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve

Përfaqësues të Listës Serbe kanë diskutuar sot (e hënë) me pjesëtarë të KFOR-it.

Ata janë takuar afër objektit të Komunës së Zveçanit ku edhe i kanë paraqitur përfaqësuesve të misionit të NATO-s kërkesat e tyre.

Kërkesat e Listës Serbe, të cilat tha se i ka bërë në emër të popullit serb, janë që kryetarët e ri të sapozgjedhur të komunave në veri të Mitrovicës, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe që njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen.

Mëngjesin e sotëm, grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.

Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjestërave të institucionit të sigurisë së Kosovës.

Po ashtu sot rreth orës 9:00 kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, janë takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Më 26 maj, Policia e Kosovës i ka ndihmuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit për të hyrë në zyrat komunale, me gjithë kundërshtimet e ashpra të disa banorëve serbë vendas, që kanë çuar në përleshje me pjesëtarët e policisë. 

Protestuesit vendosin flamurin e Serbisë mbi autoblindin e Njësisë Speciale në veri

Po vazhdojnë protestat në veri të Kosovës.

Nga pamjet e fundit atje, shihet se si protestuesit i kanë vendosur flamurin serb blindës së Policisë së Kosovës

Gjatë orëve të mëngjesit protestuesit kanë tentuar të futen në komunen e Zveçanit, pork jo gjë u ndalua nga Policia E Kosovës.

Protestuesit, po ashtu kanë kerkuar heqjen e flamurit të Kosovës i cilë është vendosur para komunës.

Ushtari amerikan i përgjigjet prerë ish-kryetarit të Leposaviqit: Nuk jam këtu për negociata

Një numër i qytetarëve serbë po protestojnë në afërsi të objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Qëllimi i tyre është për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre.

Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan ka vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës.

E për të ‘negociuar’ me amerikanët kishin shkuar nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.

Por, përgjigja e ushtarit amerikan ishte e prerë.

“Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj udhrat”, dëgjohet ai duke i thënë ai atyre

Policia e Kosovës: Protestuesit gjuajtën gaz lotësjellës në Zveçan, iu përgjigjem me sprej

Pas ngjarjeve në mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Republikës së Kosovoës, Policia ka dalë me një komunikatë për media ku tregon se angazhimet për sigurinë e qytetarëve, lirinë e lëvizjes do të vazhdojnë deh se do të ndërmarrin masa policore conform sisutatës dhe zhvillimeve.

Policia ka treguar se sot në veri është paralajmëruar për protesta dhe tubime andaj dhe Policia e Kosovës duke e njohur të drejtën për tubime e protest paqësore po kujdeset për ruajtjen dhe qetësinë, përfshirë edhe detyrat e përcaktuara sipas Kushtetutës dhe Ligjit.

Tutje në njofitm thuhet se protestuesit janë tubuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku në hyrje të objketit të Komunës së Zveçanit protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotësjellës janë përpjekur të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u future brenda komunës. Policia ndaj tyre është kundërpërgjigjur me sprej, për të vënë situatnë nën kontrollë.

“Protestat pran komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, përfundon njoftimi.

Veriu po “blindohet”, edhe forca të EULEX-it nisen atje

Përveç KFOR-it dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, drejt veriut siç duket janë nisur edhe forca të shtuara të EULEX-it.

Vetura të shumta të EULEX-it, në Milloshevë, fshat ky rrugës për Mitrovicë.

Vlen të theksohet se mëngjesin e sotëm ka pasur përplasje mes policisë së Kosovës dhe protestuesve në veri.

Është tentuar hyrja me forcë në komunën e Zveçanit, mirëpo kjo është ndaluar nga pjesëtarët e policisë të cilët kanë hedhur sprej lotsjellës.

Zveçan: Protestuesit refuzojnë të krijojnë hapësirën e kërkuar nga KFOR-i, Rakiq thotë se ata do të revoltohen

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari, Igor Simiq, kanë shkuar në Zveçan dhe të dy po vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me qindra protestues.

Gazetari Drin Demiri, ka bërë të ditur se para objektit të komunës është vendosur kordoni i KFOR-it, i cili pasohet nga ai i policisë.

KFOR-i ka kërkuar që të krijohet hapsirë, por kjo nuk është pranuar nga protestuesit.

Madje Rakiq ka thënë se njerëzit nuk do ta dëgjojnë këtë kërkesë, duke paralajmëruar edhe se ata do të revoltohen.

KFOR-i dhe Policia e Kosovës bllokojnë rrugën drejt objektit komunal të Zubin Potokut

Ekipet e KFOR-it, me autoblinda të tyre, kanë bllokuar rrugën kryesore që të çon drejt objektit të Komunës së Zubin Potokut.

Në afërsi të tyre gjenden edhe autoblindat e Policisë së Kosovës, për të kontrolluar qarkullimin dhe për të forcuar sigurinë në këtë zonë.

Protestues të shumtë janë mbledhur në afërsi të objektit të Komunës së Zubin Potokut.

Ata shprehin shqetësimin e tyre dhe ndërmerren për të shfaqur kundërshtimin e tyre ndaj situatës aktuale politike ose veprimeve të autoriteteve lokale.

Rakiq me kërkesa për KFOR-in

Gazetarët nga terreni raportojnë se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është duke biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.

Sipas raportimeve, ai tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t'i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

Policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan

Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.

Në Zubin Potok, raporton për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar, raporton Radio Evropa e Lirë.  

Grupe qytetarësh serbë u mblodhën edhe para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.

Ndërkohë, në Zubin Potok raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat