Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën e Përkujtimit ka thënë se është mirënjohës për heronjtë që dhanë jetën në mbrojtjen e lirisë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar ushtarët amerikanë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë.
“Gjithmonë mirënjohës për heronjtë që dhanë jetën në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe paqes.
Në Ditën e Përkujtimit, gjithashtu falënderojmë ushatarët amerikanë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.