Përfaqësuesi amerikan i KFOR-it: Personat e maskuar po bëjnë lëvizje të dyshimta

Aktuale

Përfaqësuesi amerikan i KFOR-it: Personat e maskuar po bëjnë lëvizje të dyshimta

Më: 29 maj 2023 Në ora: 16:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përfaqësues amerikan i KFOR-it ua ka përmendur përfaqësuesve të Listës Serbe faktin se ka vërejtur një numër të madh të personave të maskuar që u janë bashkuar protestuesve para Komunës së Zveçanit.

Siç shkruan Kossev, përfaqësuesi amerikan i KFOR-it ka thënë se personat e maskuar “po lëvizin në mënyrë të dyshimtë”.

Në këtë rast, raportohet se Igor Simir, nënkryetar i Listës Serbe ka thënë se “duhet t’i mbulojnë fytyrat e tyre në mënyrë që nesër policia të mos i ngacmojë dhe arrestojë ata”.

Media ka mësuar se personat e maskuar janë të pajisur me koktej molotovi dhe dyshohet se po qëndrojnë në gjendje gatishmërie që t’i hedhin në drejtim të objektit të Komunës së Zveçanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat