Mes kritikave, përplasjeve dhe akuzave përfundon debati parlamentar për situatën në veri

Aktuale

Mes kritikave, përplasjeve dhe akuzave përfundon debati parlamentar për situatën në veri

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 06:43 Përditësuar në ora: 11:21 më 02.06.2023
Kuvendi i Kosovës

Kurti: Serbët i kanë braktisë ndërtesat, ata e dinë që nuk janë të tyre, janë të Republikës

Kryeministri Albin Kurti në seancën parlamentare ku po debatohet për zhvillimet e fundit në veriun e vendit tha se, zgjedhjet në tri komunat veriore duhet të mbaheshin, sipas tij,  njëherë u shtynë nuk mund të shtyheshin sërish.

Tutje Kurti tha se protestuesit serbë i kanë braktisur objektet komunale në veri sepse ata e dinë që ato objekte nuk janë të tyre por janë të Republikës së Kosovës.

“Kur kanë hy kryetarët e komunave në ndërtesë, ndërtesat kanë qenë të zbrazëta por të blinduara, ata i kanë braktisë ndërtesat, ata e dinë që nuk nuk janë të tyre janë të Republikës. Por në momentin kur po hyjnë kryetarët ata po shkaktojnë pengesa, pra ata nuk po i duan ndërtesat ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam ato, ata i kanë braktisë ndërtesat “, tha Kurti.

Madje ai tha se halli i tij kishte qenë te punëtorët serbë të administratës në komunë, sesi ata do të reagonin kur brenda objektit do të futej kryetari i ri i komunës, por që siç tha ai, ndërtesat komunale veçse kishin qenë të braktisura gjë që sipas tij, nënkupton se ata nuk i duan as ndërtesat zyrtare.

“Unë kam pasë hall se kur të vie puna që të hyjë kryetari në Komunë se çka do të bëjnë serbët që janë administratë brenda, por ata i kishin braktisë ndërtesat ndërtesat kanë qenë të zbrazëta. Por natyrisht që aty hyn kryetari i Komunës po kush tjetër. Strukturat paralele nuk i duan as ndërtesat zyrtare”, shtoi Kurti.

Kurti: Shoqërimi i kryetarëve me polici s’ishte vendim politik por i organeve të sigurisë – e mbështes edhe sot

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë nuk është vendim politik por vlerësim i organeve të sigurisë, për të cilin tha se e ka mbështetur atëherë e njëjtë e mbështet edhe sot.

Ai tha se të shumtë janë ata që praninë e policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë, e që sipas tij, s’ka nevojë të quhet ashtu, sepse ajo ndërtesë është e Kosovës.

“Nuk ka pasur asnjë arsye të hyhet me forcë në ndërtesë për ata që e shohin vetëm fotografinë e policisë në sekondin kur hyn kryetari, sikur ndërtesa të mos ishte e rrethuar me njerëz të cilët pasi që e kishin blinduar portën, nuk dëshironin të hynte askush”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se kur kryetarët e rinj kanë hyrë në ndërtesa, ato ishin të zbrazëta por të blinduara.

Ata i dinë që ndërtesat janë të Republikës e jo të tyre. Ata s’po i duan ndërtesat, ata po duan që as ne të mos i duam ato. Unë kam pasur hall që kur vije puna të hyjë kryetari i komunës në Leposaviq, Zveçan a Zubin Potok, çka do të bëjnë serbët që janë në administratë, por ata i kishin braktisur ndërtesat dhe natyrisht që aty hyjnë kryetari i komunës, po kush tjetër”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, i pari i qeverisë tha se fakti që ka pasur pengesa në hyrje të komunës, prezenca e policisë ka qenë e justifikuar.

“Dhe nëse e vëreni diskutimin që ka polici i Kosovës me protestuesit e sqaron gjithçka. “Kemi nevojë për korridor për qasje”. E, kur nuk krijohet mundësia për korridor për qasje, natyrisht që na duhet ndërtesa dhe policia këtë e merr nën kontroll këtë aset të Kosovës”, shtoi Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kërkon vota për mocionin? Haradinaj takon kundërshtarët e Kurtit në Kuvend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para fillimit të seancës se Kuvendit të Kosovës ku pritet të debatohet rreth situatës në veri ka takuar të gjithë kundërshtarët politikë të kryeministrit Kurti.

Fillimisht Haradinaj ka takuar deputetin e larguar nga Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ndërsa aty ka shfrytëzuar ta takoje edhe shefin e Grupit Parlamenatr të LDK-së, Arben Gashi.

Më pas, Haradinaj takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Një bisedë interesantë duket se pati edhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Gjithashtu, Haradinaj takoi edhe deputetët e tjerë të PDK-së, si Ferat Shala, Rashit Qalaj, Blerta Deliu Kodra.

Ndoshta këto takime Haradinai shfrytëzon për të lobuar edhe për një iniciativë të tij që është mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës me qëllim për të rrëzuar Albin Kurtin nga pushteti pas situatës në veri.

Kreu i AAK-së ditë më parë shprehu besimin se për këtë propozim të partisë së tij do ta ketë edhe mbështetjen e deputetëve në pushtet.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti. Mocioni i mosbesimit bazohet në dy zhvillimet më të fundit. I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe i sigurisë në veri, dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me SHBA-të, dhe BE-në deri edhe tek sanksionet nga SHBA-të ndaj Kosovës. Do të fillojmë konsultimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi dhe besojmë që mocioni është zgjidhja në këtë situatë të krijuar”, tha ai.

Haradinaj, ka thënë se për mocionin e mosbesimit kanë nisur konsultimet me partitë.

“Kemi filluar komunikimin e ndërsjellë me kryetarët e partive në nivel të grupeve, parlamentare besoj që në të ardhmen do t’i japim edhe rezultatet e këtij komunikimi...Besoj që nuk është çështje më pozitë, opozitë është çështje për të ruajtur Kosovën, me ruajtur aleancën me aleatin tonë të sigurisë me garantin tonë që është Amerika. çdo herë që u rreziku policia jonë në veri ishin amerikanët, ushtarët, KFOR amerikan që u vu në mbrojtje të policisë sonë. Unë besoj që do të përkrahet mocioni nga të gjitha, nga një shumicë e nevojshme po”, theksoi ditë më parë Haradinaj.

Tash e gjashtë ditë në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale.

Sot seanca e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot (e premte), do të mbajë debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës.

Ky debat vjen pas zhvillimeve të fundit në veri.

Atje serbët lokal po protestojnë ndaj vendosjes së kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri.

Debati do të nis në orën 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat