Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Bajram Gecaj, ka treguar se ka mbetur pa fjalë, nga një bisedë që e ka dëgjuar të mërkurën në Prishtinë.
Ai, tregoi se biseda u zhvillua nga dy nxënëse të gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë.
Sipas tij, një nxënëse i kishte thënë shoqes së saj që të shkojë ta marrë çantën dhe të dilnin nga klasa, pasi “notat ia kanë mbyllur”.
Në këtë bisedë, Gecaj tregoi se kishte rastisur ta dëgjonte, duke shtuar se një ngjarje e tillë është “pa koment”.
“PA KOMENT: Një bisedë që rastisa sot ta dëgjoi në mes të dy vajzave, nxënëse të shkollës së mesme “Ahmet Gashi”:
Nxënësja X: ku po shkon?
Nxënësja Y: në klasë!
Nxënësja X: notat t’i kanë mbyllë, shko more merre çantën e hajde dalim!”, shkroi ai në Facebook.