Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka bërë të ditur se vetëm ditën e shtunë (22 korrik), në aeroportin “Adem Jashari” janë bërë 110 fluturime.
Në një lidhje direkte ajo ka shtuar se brenda kësaj dite janë proceduar diku mbi 16 mijë udhëtarë.
“Dita më e ngarkuar ka qenë e shtuna e kaluar (data 22 korrik) ku kemi proceduar diku mbi 16 mijë udhëtarë dhe mbi 110 fluturime në total”, ka thënë Gara.
“Në jemi duke zgjeruar kapacitetet e infrastrukturës, do të kemi një zgjerim në metra katrorë, do të kemi shtimin e daljeve, nga 8, do të bëhen 14 dalje”, ka shtuar ajo.