Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ky takim është duke u mbajtur pas zhvillimeve të fundit në Banjskë të Zveçanit.
Deri tani nga sulmet në veri është raportuar për një polic të Kosovës të vrarë dhe një të plagosur.
Ndërkaq është konfirmuar nga Policia se një sulmues është vrarë.