Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, përmes një postimi në Facebook, kanë kujtuar Besim Dajakun dhe Bekim Kastartin në 22 vjetorin e vrasjes së tyre.
Në këtë atentat, mbeti i plagosur rëndë edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci.
Familja Imeri, pyet se a ishte kjo vrasje mizore me porosi dhe produkt i Komunikatës nr. 59?
Sipas tij, këtë duhet ta konstatojë Gjykata Speciale, duke shtuar se, tashmë është e qartë se kush e hartoi dhe lëshoi këtë komunikatë.
E këtë komunikatë, familja Imeri thotë se sipas Rexhep Selimit, e ka hartuar dhe lëshuar Hashim Thaçi.
Më poshtë postimi i plotë:
Sot bëhen 22 vite kur në një pusi dhe në pabesi qëllohen tre luftëtarët e lirisë dy vriten dhe një plagosët...
- vritet Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati, ndërsa plagoset rëndë Gani Geci...
- a është kjo vrasje mizore porosi, produkt i Komunikatës 59, këtë duhet ta konstatojë Gjykata Speciale...
-tashmë e kemi të qartë se kush e ka hartuar Komunikatën 59 dhe e ka lëshuar...
- sipas Rexhep Selimit: ‘është Hashim Thaçi që e ka hartuar dhe lëshuar Komunikatën 59’
-lavdi jetës dhe veprës së këtyre luftëtarëve, heronjë të Kosovës...