Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Besim Dina, do të jetë mysafir në podcastin e parë të tij.
Abdixhiku potencoi se Dina solli freski dhe energji gjatë diskutimit njëorësh.
I pari i LKD-së, shtoi se nesër në mbrëmje do të jetë transmetimi i parë.
“Më ndryshe se çdo komunikim i yni deri më tani. Mysafiri i parë në këtë Podcast është Besim Dina”, shkroi Abdixhiku.
“Ballafaqimi me të është gjithnjë i vështirë; por ne jemi pikërisht në kërkim të bashkëbiseduesve si ai; me mendje te hapur, me kritikë të drejtpërdrejtë e me ide që thejnë gjithë muret e ambicieve të varfëruara. Sonte, ai i solli freski e plot energji gjithë diskutimit tonë një orësh!”.
“Podcasti ‘Rruga e Re’ na vjen si një dritare e re komunikimi; që mes zhurmës mbytëse të ankesave e ngecjes me të shkuarën, provon të ndërtojë rrugën përpara. Këtu, unë dhe bashkëpunëtorët e mi, do t’i shpalosim në detaje të gjitha projektet e ‘Rrugës së Re’ e idetë tona politike. Do t’i sfidojmë ato me secilin mendues kritik e secilin zë që e ëndërron një Kosovë të mbarë, të fortë e në zhvillim”.