”Trepça” suspendon edhe gjashtë minatorë grevistë

Aktuale

”Trepça” suspendon edhe gjashtë minatorë grevistë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:33
Minatorët

Gjashtë minatorë grevistë janë suspenduar nga gjiganti metalurgjik ”Trepça”.

Këtë e konfirmon një dokument zyrtar të cilin e ka siguruar media.

Ditë më parë menaxhmenti i Trepçës, suspendoi edhe katër punonjës të tjerë të saj me një arsyetim tjetër.

Image
Dokumente

Në marrëveshjen mes minatorëve dhe ndërmjetësuesve ishte shfuqizimi i vendimeve për suspendim gjatë grevës.

Megjithatë të njëjtit persona të të dyja vendimeve, nuk janë lejuar sot të punojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat